Shënimet e Charlotte Brontë, letrat e dashurisë së Henry VIII dhe fjalët e shkruara plot ankth tregojnë të vërteta ndryshe prej atyre që kemi njohur. Fiona Macdonald përmbledh në “BBC Culture” disa letra dashurie që përbëjnë qasje të ndryshme ndaj personazheve u shkruhen. “Letrat e dashurisë janë shprehje e intimiteti, ndërsa fjalët e tyre na lejojnë të kuptojmë më shumë mbi marrëdhëniet private të njerëzve”, shkruan Andrea Clarke në një libër që boton së bashku me një koleksion të dorëshkrimesh që hedhin dritë mbi romancën përgjatë dy mijë vjetëve. Të publikuara nga Biblioteka Britanike, “Letrat e dashurisë” gjurmojnë historinë Britanisë përmes “shkëmbimeve të letrava të shkruara me dorë mes çifteve” duke hedhur dritë mbi “shekujt, kulturat dhe kontinentet”.
ANNE BOLEYN DHE HENRY I VIII, VITI 1528
Shpesh, mesazhet e dashurisë shfaqen mes rreshtave. Në letrat e dashurisë mes Anne Boleyn-it dhe Henry-t të VIII, mësohen gjëra të rëndësishme. Dëshira e Henry-t për t’u ndarë nga gruaja e për t’u martuar me Anën u bë shkas që të bëhej edhe Reformimi i Anglisë. Clarke, që ka qenë kuratore e hershme e dorëshkrimeve historike në Bibliotekën Britanike, tha se “shkëmbimi i letrave të dashurisë në Boleyn ka qenë edhe fillimi i një procesi që ka shkaktuar ndryshime të mëdha fetare”. CHARLES DICKENS PËR CATHERINE HOGARTH, MAJ 1835 Charles Dickens u martua me Catherine Hogarth në prill të vitit 1836. Një vit më parë, kur sapo qenë fejuar, ai i kishte shkruar asaj një letër me ton të përzier. Edhe pse ai pretendon se ndjenjat e tij për të e kishin bërë të harronte të gjithë miqtë dhe ti kalonte tërë ditët pranë saj, më tutje hezitonte e shkruante se “ftohtësia e papritur me të cilën më trajtuat mbrëmë para se të ikja më ka lënduar”. “Unë nuk mund të besoja se një sjellje e tillë a mospërkulje mund të ekzistonte në zemrën e një vajze ku ka zënë vend dashuria”, shkruan ai. Këto dyshime mes tyre vijuan gjatë edhe pse ata patën dhjetë fëmijë së bashku. Charles-i dhe Catherine do të largoheshin nga njëri-tjetri më 1858, pasi ai pati një marrëdhënie me një aktore 18-vjeçare. (Ai ishkruante mikut të tij “e shkreta Catherine, ne nuk jemi bërë për njëri-tjetrin … Atë që po ndodh tani, e kam parë prej kohësh të vijë) Megjithatë, ajo mbajti gjithçka që ai kishte shkruar për të. Sipas Clarke, “Catherine i ruante me kujdes letrat që kishte marrë nga i shoqi, si para dhe pas martesës, në mënyrë ‘që bota ta dijë se ai dikur më donte”. Charlotte Brontë për profesor Constantin Heger, 18 nëntor 1844 Nuk janë vetëm fjalët që flasin për ne. “Disa vende kanë një histori të veten për të treguar”, – thotë Clarke për BBC Culture. “Është një letër që është grisur dhe pastaj ringjitur duke i shtuar një shkarravinë. “Është një nga letrat më të brishta në përmbledhjen e Bibliotekës Britanike. Ndërsa studionte gjuhë të huaj në një shkollë me konvikt në Bruksel, shkollë e drejtuar nga Profesor Constantin Heger dhe gruaja e tij, Charlotte Brontë ra në dashuri me mësuesin e saj. Pas kthimit në Angli, ajo i shkroi disa letra- por ai nuk iu përgjigj asnjërës. “Çuditërisht të katër letrat e saj kanë mbijetuar”, thotë Clarke. “Kjo është në sajë të gruas së tij – e cila i mori ato nga koshi i plehrave ku ishin hedhur të grisura, i ringjiti dhe i ruajti”.
LETRAT DREJTUAR MBRETIT JAMES I NGA GEORGE VILLIERS, 29 GUSHT 1623
Shpesh, në dukje letra të parrezikshme, ato lënë të kuptohet një e vërtetë tjetër, edhe pse në to ka një ton të dashur maskues. “Edhe si Mbreti James i VI i Skocisë dhe më pas si Mbret i Anglisë, seksualiteti i James dhe zgjedhja e partnerëve meshkuj prej tij ishin subjekt i thashethemeve nëpër tavernat e Këshillit të fshehtë”, shkruan Clarke. “Kur James trashëgoi fronin anglez nga Mbretëresha Elizabeth I-rë në vitin 1603, ishte shaka e hapur të thuhej se Elizabeta ishte mbret, ndërsa James është Mbretëreshë. Biri i një pronari toke të varfër në Leicestershire, George Villiers për herë të parë e takoi mbretin në gjueti më 1614. Disa muaj më vonë, ai mori një detyrë me rëndësi e më pas në vitin 1615 u bë kalorës dhe Gentleman ndërsa në vitin 1616, u bë Viskonti Villiers. Me 1617, ai ishte bërë Earl-i i Buckingham – e kur Këshilli Sekret protestoi, James theksoi se e donte atë “më shumë se çdo njeri tjetër”. Kur i shkruante një letër James-it në vitin 1623 nga Madridi, Villiers, po kryente negociatat për dasmën e të birit të mbretit, dhe tanimë Villiers ishte bërë Duka i Buckingham. Bashkëkohësit i kanë parë Jamesin dhe Villiers, si të dashuruar. Në një libër të vitit 1652, Edward Peyton shkruante se “mbreti i shiti ndjenjat e tij për Sir George Villiers, të cilin e puthte si dashnore”. Letra nga Madridi shkruan: “Ju kam thënë shumë vonë se ju dua më shumë se veten time…. Po e mbyll me bekimin tuaj. Skllavi i përulur si qen i Madhërisë suaj, Steenie”./Pasqyre.al