Calvin Harris bashkëpunimin e radhës e ka bërë me Dizzee Rascal, me të cilin sjellin këngën “Hype”.
“Hype” është bashkëpunimi i dytë brenda pak javësh i Calvin Harrisit, i cili së fundmi ka sjell këngën “This Is What You Came For” me Rihannan, raporton NME.
Kurse ky është bashkëpunimi i parë me Dizzee Rascalin që nga kënga “Here 2 China”, që ishte pjesë e albumin të 2012 “18 Months”, transmeton Koha.net.
Bashkëpunimi i parë i tyre ishte më 2008, kur Harris ishte pjesë e këngës së Rascalit “Dance Wiv Me”. Kurse kanë bashkëpunuar edhe në krijimin e albumit të Dizzeet “Tongue N’ Cheek”.