Bujar Luca vjen me një tjetër ekspozitë të pikturave në Paris

“Tomber en Haut” do të hapet në LE PURGATOIRE 54-PARADIS : 54 në rue de Paradis, dhe e sjellë artistin i cili jeton në Francë që nga viti 1990.

Artisti shqiptar Bujar Luca, me 17 tetor do të hapë ekspozitën e tij të radhës.

Kësaj radhe do të jetë Parisi qyteti ku artisti do të sjellë krijimtarinë e tij.

“Tomber en Haut” do të hapet në LE PURGATOIRE 54-PARADIS : 54 në rue de Paradis, dhe e sjellë artistin i cili jeton në Francë që nga viti 1990.

Ekspozita konsiston në pikturat e realizuara në kohën e Republikës Popullore, kur edhe librat ndaloheshin në bibliotekë. Koncepti kuratorial i ekspozitës thotë se po t’i shohësh pikturat e artistit, të bashkuara, duket sikur e dekodojnë një kod pre-hispanik.

Ekspozita na detyron t’i shikojmë gjërat nga një kënd ndryshe, të rishikojmë rendin e gjërave dhe të ndryshojmë pikat tona të arratisjes dhe të zbulojmë qiellin e ri” shkruhet në prezantimin që i bëhet ekspozitës, shkruan KultPlus.

Ekspozita vjen në kuadër të aktiviteteve në bashkëpunimin Francë –Shqipëri ndërsa realizohet në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Francë.

Luca është skenograf dhe piktor dekoresh, i njohur për ekspozitat e tij në shtete të ndryshme. Në dhjetor të 2014-tës ai bashkëpunoi me Edi Ramën për një ekspozitë po ashtu në Paris, “Shqiptarët Nesër”, në Galerinë Rinoceros & Cie e cila ndodhet në numrin 156 Bulevard Haussmann në Paris.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *