Këngëtari flet për një ‘tren mallrash që bie” në një intervistë para publikimit të autobiografisë së tij “Born to run”.
Sipas The Guardian, Bruce Springsteen ka rrëfyer betejën e tij me depresionin, e cila e ka thërrmuar artistin në fillimet e të gjashtëdhjetave të tij.
Këngëtari 66-vjeçar – i njohur si Boss – tha se ai për herë të pare ka folur me një psikoterapist më shumë se 30 vjet më parë dhe se gruaja e tij, këngëtarja Patti Scialfa, mund të “vëzhgonte një tren mallrash që binte poshtë” gjatë periudhave të shkurtra të sëmundjeve të tij mendore.
Springsteen e përshkruan në autobiografinë e tij “Born ti run”, sesi e luftoi depresionin në vitin 2012 kohë kur nxori albumin e tij “Wrecking Ball”, ku një ndër këngtë është ajo me titull “Ky depresion”.
“Unë jam përballur me të mes moshës 60 dhe 62-vjeçare, për pothuaj një vit dhe përsëri mes moshës 63 dhe 64-vjeçare”, shkruan ai. “Nuk janë kujtime të mira”, sipas Pasqyre.al.
“Patti shihte një tren mallrash që shkonte poshtë, i ngarkuar me nitroglicerin dhe drejt rrugës që të nxjerr jashtë shinave… ajo më merrte mua përdore më dërgonte te mjekët dhe u thoshte: “Ky njeri ka nevojë për ilaçe”.
Në një intervistë për “Vanity Fair” përpara daljes së librit Springsteen gjithashtu ka shprehur frikën se ai do ta pësojë si i ati, Douglas, i cili ka qenë i sëmurë para tij, shkruan Pasqyre.al.
“Ju nuk i dini parametrat e sëmundjes”, -tha ai për revistën. “A mund të ketë sëmurem unë aq shumë sa të bëhem si im atë?”
Në librin e vet, Springsteen thotë se babai i tij kishte të afërm me problem sa i takon shëndetit mendor, duke përfshirë agorafobinë(gjendje nakthi e pasigurie në ambjente ta hapura përfshi transportin publik) dhe çrregullime të rënies së flokëve- të cilat ose nuk ishin diagnostifikuar ose nuk ishin diskutuar, shkruan Pasqyre.al.
“Si fëmijë, ishte thjesht misterioze, e turpshme dhe e zakonshme,” shkruan ai.
Këngëtari ka komentuar edhe marrëdhënien e trazuar që ka pasur me të atij, i cili nuk ishte në gjendje t’i thoshte të birit “të dua” para vdekjes në vitin 1998.
“Ju do mund të dëgjonit zërin e tij të thyer, por ai nuk mundi t’i nxjerrë fjalët.”
Kujtimet e Springsteen-së, “Born to run” publikohen më 27 shtator./ Pasqyre.al