Bora zbardh shkretëtirën e Saharasë, për herë të parë pas 37 vitesh

Në prang krishëlindjesh, bora ka zbardhur si rrallë herë shkretëtirën. Në Sahara ky fenomen ka ndodhur vetëm dy herë, e para ndodhi në vitin 1979 dhe e dyta dje. Fotografi Karim Bouchetata zbuloi fotot e pabesueshme të dëborës që mbulonin rërën në qytetin e vogël Sahariane në shkretëtirën e Ain SEFRA, në Algjeri.

Fotografi ka fikësuar flokët e dëborës, që në mënyrë mahnitshme ranë në dunat e rërës të kuqe në shkretëtirën më të nxehtë në botë.

Dëbora e parë ka rënë më 18 shkurt, 1979, e që stuhia zgjati vetëm një orë e gjysmë. Këtë herë bora qëndroi një ditë të tërë në qytet, i cili është rreth 1000 metra mbi nivelin e detit dhe i rrethuar nga malet Atlas.

Karim tha: “Të gjithë u shtangën kur panë borën që binte aq në ëmbëlsi. Kjo është një dukuri e rrallë. Dukej e mahnitshme fakti sesi bora u lidh në shkretëtirë.

“Bora ka qëndruar për rreth një ditë dhe tani ka shkrirë”, tha më tej ai. Edhe pse Sahara është shumë e thatë, pritetqë të bëhet e gjelbër përsëri pas rreth 15000 vitesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *