Bombë në makinë/ Vritet në Kiev gazetari i njohur ukrainas, Pavel Sheremet

Shpërthimi i një bombe të vendosur në makinën me të cilën udhëtonte, shkaktoi sot vdekjen e gazetarit të njohur ukrainas, i lindur në Bjellorusi, Pavel Sheremet, ndërkohë që ai po ngiste makinën në qendër të Kievit, njoftoi agjencia zyrtare ukrainase e lajmeve, Ukrinform.

Sheremet, i cili shkruante për gazetën ”Ukrainska Pravda”, jetonte në Kiev prej pesë vitesh.

Ai u vra gjatë shpërthimit jashtë një restoranti ”McDonald’s”, në këndin që krijonin rrugët ”Bohdan Khmelnytsky” dhe ”Ivan Franko”, sot rreth orës 04:30 GMT.

Sheremet, 44 vjeç, ka qenë edhe prezantues televiziv në Bjellorusi, por një konflikt me regjimin e detyroi të largohej.

”Makina i përkiste kryeredaktores së gazetës Olena Prytula, por ajo nuk ishte në veturë në momentin e aksidentit”, theksoi ”Ukrainska Pravda”./ATA

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *