Nga Fakulteti i Gazetarisë, nisi sot distutimin që do të zhvendoset në të gjithë Shqipërinë: si të behemi bashkë për të ndaluar dhunën në familje. Me ambasadorin amerikan, përfaqësues të shoqërisë civile, pedagogë e studentë, u degjua rrëfimin i një gruaje të guximshme që gjeti forcën të denoncojë dhunën e bashkëshortit, të kërkojë ndihmën e shtetit dhe të gjejë mbështetjen e tij. Sipas Blendi Klosit, ministër i Mirëqenies Sociale, ky është modeli që duam të promovojmë, gjetjen e kurajos për të denoncuar. “Shteti është këtu për të të mbrojtur! Shoqëria është solidare! Por, askush nuk mund tia dalë i vetëm. Bashkë, po!”, tha ai.