Behar

CESARE PAVESE –

U rishfaq rrugës tek çapitej gruaja me sytë gjysmëmbyllur dhe trupin e tulatur.
Vështroi drejt duke zgjatur dorën, në rrugën e palëvizshme. Gjithçka doli në sipërfaqe.

Në palëvizshmërinë e dritës së të largëtës ditë, kujtimi u bë copash.
Gruaja ngriti përsëri ballin e saj të thjeshtë, dhe vështrimi i atëhershëm u rishfaq.
Dora u zgjat pas dorës dhe shtrëngimi i ankthshëm ish i njëjtë si asokohe.
Gjithçka rifitoi jetë e ngjyra nga vështrimi
i tulatur, nga buzët gjysmëmbyllur.

U kthye ankthi i ditëve t’largëta
kur gjithë ai behar i qetë
papritmas me ngjyra e ngrohtësi, i shfaqej vështrimit t’atyre syve të shtruar.

U kthye ankthi q’asnjë ëmbëlsi buzësh
gjysmë të hapura mund ta qetojë.
Një qiell i palëvizshëm mblidhet akullt n’ata sy.
Mes kujtimit të qetë nën dritën e dobët të kohës, ish një shuarje e butë, ku tash dritarja mjegullohet e zhduket.

Kujtimi u bë copash. Shtrëngimi i ankthshëm
i dorës së lehtë rindezi ngjyrat, beharin dhe ngrohtësinë nën qiellin jetëdhënës.
Por goja gjysmëmbyllur dhe vështrimet e qeta
i japin jetë veç një heshtjeje të vrazhdtë çnjerëzore.

7-9 tetor 1937

Përktheu: Beti Njuma

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *