“Ballë për ballë”/ Nis shpëtimi i filmit të Milkanit, Çashkut e Kadaresë

Filmat shqiptarë bardhë zi janë filma me cilësi më të mirë, ndërsa filmat me ngjyra kanë problematikë, sidomos një pjesë e tyre. Unë do doja shumë, që shumë shumë shpejt, të reastaurohen: filmi “Koncert në vitin ‘36”, filmi “Mësonjëtorja”, filmi “Vajzat me kordele të kuqe”, “Në shtëpinë tonë”, filmi “Liri a vdekje” edhe pse ka punë të madhe, janë filma që nuk i bëjmë dot më dhe patjetër duhet restauraur sa më shpejt të jetë e humbur. Ka qenë kjo deklarata që ka bërë dje Elvira Diamanti, drejtoreshë e Arkivit Qendror të Filmit dhe aktore. ndërsa dha lajmin se filmi “Ballë për ballë” do i nënshtrohen restaurimit, ajo përmendi edhe filmat e tjerë që kanë nevojë emergjente për ndërhyrje. “Është detyra jonë ta ruajmë dhe mbrojmë këtë trashëgimi të çmuar të historisë sonë të dokumentuar, historisë dhe krijimtarisë kinematografike. Kemi vite që kemi bërë përpjekje për ta shpëtuar dhe sot ndihem e gëzuar që kemi kaq shumë mbështetës në këtë trashëgimi që shumë pak njihet përtej kufijve”, shtoi ajo. Deklarata u bë dje, teksa nisën sesionet e punëtorive “Arkivat në Lëvizje” – AIM Ëorkshops, me pjesëmarrjen e Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro, Drejtoreshës së ACP-së Regina Longo, Elvira Diamantit, Kryetarit të QKK-së, Ilir Butka, Rektorit të AFM Marubi, Kujtim Çashku, etj.
Projekti i Kinemasë Shqiptare (ACP) do të zhvillojë punëtori rajonale trajnimi në Ballkanin Perëndimor për profesionistët e arkivave audiovizive, mbasi këta arkivistë punojnë përtej mundësive për të ruajtur një trashëgimi të rrezikuar audiovizive e që ka pasur shumë pak mundësi të shihet përtej kufijve të rajonit. Në këtë takim, ministrja Mirela Kumbaro u shpreh se “Ministria e Kulturës ë ruajtje të trashëgimisë, duke patur parasysh vështirësitë e arkivit e ka mbështetur këtë projekt që në fillesat e tij, ashtu si edhe kemi mbështetur projekte të tjera të AQSHF-së me synimin për t’u treguar brezave jo vetëm një pjesë të historisë, por edhe një vlerë të artit kinematografik shqiptare”. Sipas Kumbaros, filmi është një nga gjinitë e artit që na bashkon të gjithëve, e njëherësh një nga artet që bashkon të gjitha gjinitë. Rayan Robert përfaqësues i zyrës së marrëdhënieve me publikun në ambasadën amerikane tha se “unë nuk kuptoj shumë shqip, por nga filmat që kam parë kam mësuar një pjesë të historisë shqiptare dhe mendoj se ky takim me kinemanë e kaluar është e rëndësishme për brezat e rinj që të kuptojnë historinë nëpërmjet filmit”. Punëtoritë praktike të tipit laborator për profesionistët e arkivave, do të drejtohen nga një grup ekspertësh ndërkombëtarë profesionistë të arkivave audiovizive, të cilët do të dhurojnë kohën dhe ekspertizën e tyre, sepse për ta është e rëndësishme të punojnë me arkivat në rrezik dhe t’i aftësojnë arkivistët në procesin e prezervimit të koleksioneve audiovizive.
BALLË PËR BALLË
Regina Longo tha se do restaurohet filmi “Ballë për ballë” i vitit 1979 me regji të Kujtim Çashkut e Pirro Milkanit e me skenar të Kadaresë. “Dëmtimet janë në ngjyra. Problemet i ka të ngjyrat që me kalimin e viteve janë dëmtuar ndjeshëm”. Ditën e premte, për këtë film do te ketë një tryezë e rrumbullakët me Gabor Pinter, Kujtim Çashkun, Piro Milkanin e Thomas Logorecin që do rajtojnë historinë e industrisë së sponsorizuar nga shteti- të filmit në Shqipëri. Mandej, do të ketë edhe një ligjëratë për restaurimin e filmit “BALLË PËR BALLË”. Drejtorja e ACP-së Regina Longo do të paraqesë çështjen për restaurimin të tij dhe hulumtimin që ka kryer në vitin 2012 kompanitë Colorlab dhe Kodak mbi disa nga elementet e filmit në fjalë. Në vijim diskutohet një plan pune për javën kur do të punohet për këtë film dhe elemente të tjera që pjesëmarrësit e seminarit kanë sjellë me vete nga arkivat e tyre. Sesioni i parë intensiv 2 -javor për prezervimin e koleksioneve audiovizive do të mbahet në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF) në Tiranë, nga 17-28 tetor 2016.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *