Azem Shkreli: Katër këshilla vetes

Mos u bëj poet nëse s’mund të lindësh
me secilin varg të lindësh, me secilën fjalë.
Ngrehu mbi veten në do t’rrokësh frerët e erërave,
të shkelësh shpërgajt e mërisë dhe shtrëngatat e gjakut tënd.
N’se dashurohesh, dashurohu n’flakë e n’valë,
jo ne sy të kaltër se bëhesh det i çmendur pendimi.
Mos u bëj poet nëse s’mund të vdesësh
për secilën varg të vdesësh, për secilën fjalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *