Armina Mevlani, në listë pas Samir Manes në dhurimet e bëra në Ballon Presidenciale

balloArmina Mevlani ka dhënë kontribut maksimal në Ballon Presidenciale për fëmijët që vuajnë nga Sindroma Down.

Në njoftimin e publikuar nga themeluesja e Fondacionit Down Syndrome Albania, Emanuela Pepkola Zaimi, Mevlani shihet se është e katërta  në listë pas Fondacionit “Behgjet Pacolli” dhe biznesmenit të njohur Samir Mane.

Njoftimi i bërë publik nga themeluesja Zaimi:

Me datë 18 Dhjetor 2015, në Ballon Presidenciale Shqiptare 2015, të organizuar nga Institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në Pallatin e Brigadave, përfaqësuesit e biznesit dhe personalitetet e ftuara u informuan dhe u ndërgjegjësuan dhe për kauzën e fëmijëve dhe individëve me sindromën Down.

Me dt 2 Shkurt 2015, pranë llogarisë së Fondacionit “Down Syndrome Albania” është derdhur dhe kontributi i fundit i pritur në kuadër të Ballos Presidenciale. Shuma në total e mbledhur nga kjo ballo është 2,666,850 Lekë dhe 23,284 euro. Fondet u mblodhën në formën e dhurimeve, nga shitja e pikturave të piktores 18 vjeçare me sindromën Down nga Bulqiza, Irma Nika (e ftuar speciale ne Ballo bashkë me Emmanuel Joseph Bishop, violinistin me sindromën Down nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës i cili luajti në violinë bashkë me orkestrën e RTSH në ballo, për të përshëndetur të pranishmit), nga shitja e fotove të ekspozitës “Edhe unë jam vepër arti”, një projekt i fotografes Soela Zani, stilistes Lilo Shehu dhe Fondacionit “Down Syndrome Albania” (DSA).

Donatorët e Ballos Presidenciale 2015 të renditur sipas vlerës më të lartë të dhuruar dhe rendit alfabetik brenda të njëjtës vlerë:

Fondacioni “Behgjet Pacolli”
Z. Samir Mane, Albchrome sh.p.k. (Balfin Group)
Alpha Bank Albania
Zj. Armina Mevlani, Delirium Shop
Z. Behar Male, Tirana International Development
Z. Myftar Lymeshi
NBG Bank
Societe Generale Bank
Z. Fiqiri Ismaili, Agro Blend sh.p.k
Z. Fran Frrokaj, Kryetar i Bashkisë Lezhë
Z. Armand Peza, Geraldina Sposa
Zj. Enada At’Nikolla, stiliste
Zj. Mirlinda Metaj Tafa, Stiliste
Zj. Diana Dervishi
Kompania SGS
Z. Aleks Millo, Millocolor sh.p.k.
Z. Arben Malaj
Z. Tonin Alia, Ardeno
Zj. Alma Spathara
Zj. Anila Godo, Shefe e Shërbimit të Hematologjisë, Pediatria QSUT

Si rrjedhojë e Ballos Presidenciale, Fondacionit i janë shtuar dhe dy donatorë mujorë me një kontratë 1 vjeçare. Ato janë Trimed sh.p.k. dhe Agikons sh.pk. , vlera e të cilëve në fund të vitit 2016 do të jetë 900,000 lekë. Kontributi i llogaritur në total nga Ballo Presidenciale përfshirë donatorët e rinj mujor dhe e llogaritur në vlerë në euro, është 48,761 euro. Falë Ballos Presidenciale dhe donatorëve të tjerë mujor të DSA: Intercom Data Service, Hako sh.p.k, Selcom dhe fondit të Bordit të Cështjeve të mira të Lotarisë Kombëtare për projektin “Më mbështët, më zhvillo, më drejto drejt një jete të pavarur dhe gjithëpërfshirëse”, Fondacioni do të ketë të mundur të ofrojë pa pagësë përgjatë vitit 2016, shërbimet terapeutike për fëmijët me sindromën Down, pranë Qendrës së saj të Arritjeve dhe Zhvillimit si dhe të ndjekë me vizita periodike pranë familjes, fëmijë të tjerë në rrethe.

Themeluesja dhe drejtuesja e Fondacionit, Znj. Emanuela Zaimi (njëkohësisht prind i një djali 4.5 vjeçar me sindromën Down), në emër dhe të Bordit Drejtues të DSA, prindërve të tjerë dhe të stafit të DSA, falenderon përzemërsisht Presidentin e Republikës, SH.T.Z. Bujar Nishani dhe Zonjën a Parë Odeta Nishani për inisiativën e ndërmarrë për mbështetje konkrete, dhe çdo biznes e individ që dha kontributin e tij të çmuar në këtë ballo. Përulemi para vlerave të tyre njerëzore dhe ndjeshmërisë të treguar!

Fondacioni “Down Syndrome Albania” (DSA), është themeluar në vitin 2013. Qendra e saj e Shërbimeve për Fëmijët me Sindromën Down, Qendra e Arritjeve dhe e Zhvillimit, u ngrit falë financimit dhe kontributit me të mira materiale të: Raiffeisen Bank, Telekom Albania, T.I.K.A. (Turkish international Cooperation and Development Agency), Spitalit Amerikan, Neptun, Univers Reklama dhe Pas+P Marketing.

Fondacioni Down Syndrome Albania është anëtare e EDSA (European Down Syndrome Association) dhe e DSI (Down Syndrome International).

21 Marsi është Dita Botërore e Sindromës Down dhe Tetori është Muaji i Ndërgjegjësimit për Sindromën Down.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *