Ambasada amerikane plot besim se Luiza Gega do kthehet nga Rio me medalje

Ambasada amerikane beson se atletja shqiptare Luiza Gega do të sjellë medalje bga lojrat olimpike në Rio.

Përmes një postimi në Facebook Ambasada e SHBA-së bën thirrje për të gjithë shqiptarët që ta ndjekin atleten e tyre të shkëlqyer në këtë aktivitet.

Po botojmë postimin e plotë ambasadës amerikane:

Mos harroni ta ndiqni Luiza Gegën në Lojërat Olimpike në Rio! Ajo do të konkurojë në garën për 1500m për femra, të premten në 12 gusht dhe në garën për 3000 m, të shtunën në 13 gusht.

A do të jetë Luiza atletja e parë që do të sjellë në Shqiperi një medalje nga lojërat olimpike? Shumë fat dhe suksese për Luizën dhe të gjithë sportistët shqiptarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *