Në “Dance with me”, performanca e Rudinës dhe Iliardit ju dedikua tragjedisë famëkeqe të Otrantos. E ndërsa kërcenin në sfond dëgjohej kënga drithëruese “Jon”, rreshtat e të cilës i dedikohen njërëzve që humbën jetën në këtë tragjedi.
Koreografi i njohur Albi Nako rrëfeu se kjo performancë i dedikohet 8 persobnave të familjes së tij që humbën jetën në këtë tragjedi.
“Mbaj mend që në atë periudhë, kam qënë në shkollë dhe morëm vesh për eksodin. Me një shok, i hipën trenin dhe shkuam në Durrës. Kapërcyem shumë barrikada derisa arritëm të hipnim në anije. Atje dëgjojmë të shtëna armësh, pamë gra dhe fëmijë që hidheshin në det. Terror psikologjik.Anija Partizani nuk u nis dhe ne u kthyem nga deti me not në mes të dimrit. Në breg kisha babain që ishte tmerruar se i kishin thënë se t’u nis djali./GazetaEkspress