Alarmi nga Turqia: Bregdeti i Shqipërisë kërcënohet nga zhdukja

Media turke TRT World i ka dedikuar një shkrim bregdetit shqiptar. Ajo shkruan se bregdeti po kërcënohet nga gërryerja, për shak të zhvillimit urban të çrregullt dhe ndryshimit të klimës.

“Një e treta e vijës së bregdetit më shumë se 400 kilometra gjatësi po gërryhet për shkak të një përzierje të rrezikshme nga ndryshimi i klimës dhe zhvillimi i çrregullt urban. Erozioni bregdetar në Detin Adriatik gëlltit plazhet, pyjet dhe tokën. Erozioni jo vetëm që kërcënon kafshët e egra por edhe bizneset,” vazhdon media turke.

Më tej ajo shkruan se fshatarët e zonave bregdetare kanë të ardhme të pasigurt, ndërsa peshkatarët e Shëngjinit kanë frikë se do të largohen nga shtëpitë e tyre ashtu si pelikanët dhe peshqit do të lënë lagunën./Dritare.net/http://www.dritare.net/2017/12/26/media-turke-bregdeti-i-shqiperise-kercenohet-nga-gerryerja/1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *