Aharon Appelfeld, shkrimtari i mbijetesës së Holokastit: Miti hebre i ekzagjeruar

Si dikush, nëna e të cilit u vra në fillim të Luftës së Dytë Botërore, dhe që u arratis nga një kamp pune për t’u fshehur midis fshatarëve armiqësorë, Aharon Appelfeld e bëri Holokaustin subjektin e tij të madh. Megjithatë ai i tregoi historitë nga një sy në dukje naiv, një sy i befasuar fëmije, rrwfimi u bw. Tmerret, siç theksonin kritikët, ndodhen jashtë skenës; romanet e tij rrallë e identifikuan kërcënimin në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Përkundrazi, njerëzit u përplasën me banalitetet e jetës së përditshme, ndërsa ngjarjet ogurzeza vinin si bubullima të largëta, duke i dhënë rrëfimit të tij cilësinë e absurdit të një shfaqje të Beckett ose ftohtësinë e një historie të Kafkës.

Në “Badenheim 1939”, ndoshta romani i tij më i famshëm, për të cilin kritiku Irving Howe shkroi: “një kryevepër e vogël”, hebrenjtë borgjezë që bënin banja dielli jashtë Vjenës befasohen kur kuptojnë ç’janë kampet e përqëndrimit.

Te “Epoka e mrekullive”, një udhëtim në tren i një nëne me të birin që kthehen nga pushimet, ndërpritet nga regjistrimi i pasagjerëve hebrenj.

Si i mbijetuar i Holokaustit, Aharon Appelfeld nuk dëshironte që ta cilësonin “autor i Holokaustit”. Në një intervistë për “Haaretz” në vitin 2015, ai kishte thënë se ishte i vetëdijshëm për epitetin që i kishin dhënë, por e mohonte atë. “Nuk jam autor i Holokaustit”, kishte thënë ai, duke e konsideruar këtë si kufizim sikur të ishte duke shkruar “për të pafatët”.

Por megjithatë Appelfeld − i cili vdiq të martën në moshën 85-vjeçare ¬− u bë zëri i tyre. Autor produktiv, veprat e të cilit janë përkthyer në gjuhë të shumta dhe i cili kishte një numër të madh lexuesish në botën anglishtfolëse, librin e tij të fundit “Timhon” e botoi në hebraisht dy vjet më parë. Shkrimtar i 45 veprave.

“Viktimë të fatkeqësisë, duke mos kuptuar sinjale rreziku në kohë, ranë më në fund në kurth”, i pat thënë Aharon Appelfeld Philip Roth-it në një bisedë të botuar në “The New York Times Book Review” në 1988. “Këto dobësi më mahnitën. Unë u dashurova me ta. Miti që hebrenjtë drejtojnë botën me makinacionet e tyre doli të jetë disi i ekzagjeruar”.

Për personazhet e tij të pafat, shumë prej të cilëve hebrenjë të perëndimit përpiqen të shkëputen nga përgjegjësia për demonizimin e tyre nga antisemitët, kërcënimi është misterioz, rezultati i panjohur. Ata janë gjithashtu të ndikuar nga nevoja njerëzore për të mohuar realitetin afërt, për ta mbajtur veten të mashtruar, ndërsa vrasësit dhe persekutorët, sipas Appelfeld, e dinë saktësisht se çfarë kanë ndërmend të bëjnë.

Lexuesi e njeh kërcënimin që nga fillimi dhe është thellësisht i vetëdijshëm se Holokausti do të gëlltisë e do asimilojë.

Appelfeld ishte një figurë e rëndësishme në një konstelacion shkrimtarësh izraelitë të klasit botëror që përfshijnë Amos Oz, A. B. Yehoshua dhe David Grossman.

“U deshën shumë vite për të kuptuar se sa prindërit e mi më kishin mëkuar me të gjitha të këqijat që iu atribuan hebrenjëve dhe, nëpërmjet tyre e bëra dhe unë” i tha ai Philip Roth. “Diçka, një revoltë e fortë qe mbjellë brenda secilit prej nesh. Ndryshimi te unë ndodhi kur ikëm nga shtëpia dhe u çuam në geto. Vura re se të gjitha dyert dhe dritaret e fqinjëve tanë jo-hebrenj u mbyllën papritmas dhe ecnim vetëm në rrugët e zbrazëta”.

Appelfeld dhe babai i tij u futën një marshim të detyruar përmes baltës në një kamp pune në Ukrainë. Ai u arratis nga kampi dhe i kaloi tri vitet e ardhshme si një bari që punonte për fshatarë të ndryshëm dhe gjithmonë duke fshehur identitetin e tij hebre, dhe më pas u bashkua me Ushtrinë Sovjetike si ndihmëskuzhinier.
Kur mbaroi lufta, ai u kthye në vendlindjen e tij, që tanimë nuk u përkiste Çifutëve, një përvojë që ai e shpalos te “The Age of Ëonders”.

Pas disa muajsh në një kamp refugjatësh në Itali, ai mori rrugën më 1946 në atë që në atë kohë quhej mandati britanik mbi Palestinën, punoi në kibbutz, studioi hebraisht natën dhe luftonte në luftoi arabo-izraelite të vitit 1948.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *