Aforizma per pijen e pijetarët nga Dritëro Agolli

• Në ujë noton vetëm trupi , në raki noton edhe trupi , edhe mendja
• Majmuni nuk pi verë , se ka frikë mos bëhet njeri.
• I dehuri sheh fushën dhe nuk dallon malin.
• Trutë e të dehurit mbushin gotën.
• Vera kur hyn të bën luan, kur del të bën maçok.
• Në rrush fshihet Zoti .
• Vera dhe Rakia janë dy të dashurat e Çakër Qejfit .
• Rakia dhe vera me dolli dhe me këngë e valle përcjellin stinën e vjeshtës; vetëm stina e politikës qëndron e vrenjtur dhe grindavece pa çarë kokën për rakinë e verën ,duke murmuritur:” Mos na prishni Parlamentin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *