Adele i ka komunikuar kandidatit republikan për president të SHBA-së, Donald Trump se ai nuk ka lejen e këngëtars, që të përdorë këngët e saj gjatë fushatës elektorale, pasi fansat e saj u revoltuan.
Favoriti republikan ka vendosur vazhdimisht këngën e Adele “Rolling In The Deep”, dhe referenin e saj “we could have had it all” për të ndezur atmosferën me muzikën e saj, shkruan Pasqyre.al.
Trump, një fans i Adeles, i cili mori pjesë edhe në koncertin e saj në New York vitin e kaluar, ka luajtur gjatë kësaj faze të fushatës edhe Skyfall, kolonën e James Bond (“when it crumbles, we will stand tall, face it all together ( kur gjithçka të shkatërrohet, ne do të qëndrojmë në këmbë, duke u përballur së bashku), pas fjalimit të tij apokaliptik për të ardhmen e Amerikës .
Fansat e Adeles janë tërbuar pas përdorimit të muzikës së saj në fushatën Trump. “Mos mendoni se ai kërkoi miratimin e saj. Shpresojmë që ajo të kundërshtoj, shkroi një nga fansat e këngëtares në Twitter.
Pas kësaj stuhie Adele ka thyer heshtjen e saj dhe bëri të qartë se ajo e ndalon Donald Trump të përdorë këngët e saj për fushatë. “Adele nuk ka dhënë leje që muzika e saj të përdoret për ndonjë fushatë politike”, tha një zëdhënës i këngëtares, ekskluzivisht për gazetën The Independent. ( Pasqyre.al)