Adele “Artistja e Vitit” nga revista “Billboard”

Këngëtarja e famshme britanike Adele u shpall “Artistja e vitit” nga revista “Billboard”. Gjatë vitit 2016 ka marrë shumë çmime dhe ka mbledhur shumë të ardhura falë turneut të saj si edhe albumit, i cili pushtoi majat e klasifikimeve.

28-vjeçarja është vlerësuar me këtë titull fale shitjeve dhe transmetimeve të albumit të saj të famshëm “25”, i cili dominoi për më shumë se një vit.

Fama e Adele është rritur ende më shumë këtë vit, ku këngëtarja ka mundur të realizojë 107 koncerte brenda 10 muajve. Turneu i saj do të vijojë gjithashtu edhe në 2017, ku këngëtarja e hitit “Hello” do të performojë në Australi dhe Zelandën e Re në muajin shkurt dhe mars.

Ajo do e mbyllë turneun e saj me 4 koncerte në Wembley Stadium në muajin qershor dhe korrik, të cilat i ka quajtur “The Finale”. Adele është shpallur për herë të tretë “Artistja e vitit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *