Tradita të shumta, mes tyre edhe festimet e Krishtlindjeve do të vdesin, nëse njerëzit nuk ngrihen për të mbrojtur vlerat e britanike, thotë një studim i qeverisë angleze. Çdo vit, mbretëresha regjistron një mesazh Krishtlindjesh për kombin.
Studimi thekson se valët e emigracionit kanë ndryshuar me shpejtësi karakterin e disa shkollave shtetërore dhe banorëve në pjesë të Britanisë, duke nënvizuar që kjo vjen edhe për shkak të besimeve të ndryshme fetare.
Një shkrim i The Guardian shton se “këto çështje duhet të trajtohen më mirë dhe hapur, sesa thjesht të kalohen ‘nën rrogoz’, me synimin e të qenit politikisht korrekt, ose nga frika e tëu etiketuarit si racistë, nëse pohojnë se vlerat britanike po humbasin apo nëse ngrenë shqetësime për mënyrën si do të pritet kjo.
Studimi i Dame Louise Casey ka treguar se cili është ndikimi i ndarjes në komunitete në të gjithë Britaninë.
David Cameron dhe Theresa May i kanë kërkuar asaj të vlerësojë gjendjen e kombit, duke u fokusuar në çështje të tilla si racizmi, ekstremizmi dhe ndarja mes komuniteteve të ndryshme.