Një plagë vdekjeprurëse po përndjek Venecian dhe kjo nuk është kolera e veprës së Thomas Mann “Vdekje në Venecia”.
Kultura e mosngopjes me turistë kërcënon ekzistencën e Venecias, duke shkatërruar qytetin historik dhe duke e kthyer Mbretëreshën e Adriatikut në një qendër tregtare shkruan New York Times. Miliona turistë derdhen në rrugët dhe kanalet e Venecias çdo vit, duke ndryshuar thellësisht popullsinë dhe ekonominë, ndërsa shumë qytetarë italianë “janë dëbuar” nga qyteti-ishull dhe ata që mbeten nuk kanë zgjidhje, veçse të shërbejnë në hotele, restorante dhe dyqane ku shiten suvenire qelqi dhe maska karnavalesh, shkruan pasqyre.al referuar New York Times. Turizmi po përçan strukturën shoqërore të Venecias, kohezionin dhe kulturën qytetare, duke rritur gjithnjë e më shuëm “grabitqarë”. Numri i vizitorëve në qytet mund të rritet edhe më tej, tani që udhëtarët ndërkombëtarë po shmangin destinacione si Turqia dhe Tunizia për shkak të frikës nga terrorizmi dhe trazirat. Kjo do të thotë se 2.400 hotelet dhe strehimet e tjera të natës në qytet tani kanë kënaqur orekset e industrisë së udhëtimeve. Numri i përgjithshëm ambjenteve për të huajt në qendrën historike të Venecias mund të arrijë 50.000 mijë veta, shkruan Pasqyre.al referuar New York Times. Vetëm përgjatë “Grand Canal” (Kanalit të Madh), pjesa e lundrueshme kryesore e Venecias, 15 vitet e fundit kanë parë mbylljen institucione shtetërore, si zyra gjyqësore, banka, konsullata, praktika mjekësore dhe dyqane, për t’i hapur rrugën 16 hoteleve të reja. Alarmi për gjendjen është dhënë me një vendim të muajit të kaluar nga UNESCO që e ka shpallur Venecian si pasuri në rrezik nëse nuk ndërmerren masa thelbësore për të ndaluar degradimin e qytetit dhe ekosistemin e tij deri në Shkurtin e ardhshëm. UNESCO deri më tani i ka hequr statusin si pasuir botërore vetëm një vendi nga 1.000 në listë: Dresdeni, pasi autoritetet gjermane injoruan rekomandimet e UNESCO-s më 2009 kundër ndërtimit të një ure mbi lumin Elba që prishte ansamblin urban barok. A do të jetë Venecia qyteti i ardhshëm me këtë status të turpshëm?
Në raportin e saj të korrikut, Komiteti i UNESCO-s mbi vendet pjesë e trashëgimisë ka shprehur “shqetësim ekstrem” për “kombinimin e transformimeve të vazhdueshme dhe të projekteve kërcënuese të propozuara që sjellin ndryshime të pakthyeshme në marrëdhëniet e përgjithshme mes qytetit dhe lagunës së saj”, çka nënkupton dëm ndaj tërësisë dhe integrittetin të Venecias, shkruan pasqyre.al referuar New York Times./Pasqyre.al