Këngëtari amerikan Bob Dylan ka fituar Nobelin për Letërsinë për këtë vit. Legjenda e rrokut, tashmë 75-vjeç mori çmimin me motivacionin “Për krijimin e shprehive të reja poetike në traditën e këngës amerikane”
Dylan ka lindur në vitin 1941 dhe e filloi karrierën e tij muzikore në vitin 1959, duke luajtur në shtëpitë-kafe në Minesota.
Pjesa më e madhe e punëve të tij të njohura i përket viteve 1960, kur ai u bë një historian informal i problemeve amerikane.
Këngë si “Blowin in the Wind” dhe “The Times They Are A-Changin’,”u bënë himne kundër luftës dhe për lëvizjet e të drejtave civile./ Nga BBC