70 vitet e Kujtim Laros dhe partitura e Udhës së Shkronjave, kur ashtu nën buzë, kërkonte cigare

Në dhomën e vogël të shtëpisë, të pajisur me piano, gjendeshin partiturat e operas së Dhora Lekës, mbi orkestrimin e së cilës po punonte, por që nuk ia doli dot ta shihte në skenën e TOB-it, pasi i mbylli sytë përpara. Shpesh kur e vizitonim në spital nuk i pranonte “qokat” e zakonshme të spitaleve, fruta e lëngje prej tyre, por ashtu nën buzë, kërkonte cigare. Vetëm ajo dukej sikur ia treste dhimbjen dhe frikën se mos humbte më shumë se ç’pat humbur deri atëherë. 

Kështu do e kujtonin kur u nda nga jeta.

Sot Kujtim Laro do mbushte 70 vjeç kujton muzikologu Vaso Tole.
“Një krijues i rrallë i muzikës sonë kombëtare të cilit i buronin tingujt nga shpirti i Tij i madh. Posaçërisht do të jemi përjetë mirënjohës pë muzikën origjinale të filmave, këngëve të mrekullueshme, muzikës simfonike e vokale etj.
Gëzuar ditën e lindjes mjeshtër LARO!
Fat që të kishim e të njohëm”, shkruan Tole.
Ai lindi 8 maj 1947 në Vlorë e u nda nga jeta me 28 korrik 2004 në Tiranë.

Në foto është një faksimile e temës muzikore të filmit Udha e Shkronjave, dorëshkrim i kompozitorit.

Kolegët për të ruajnë respekt.
Kristaq Mitro, regjisor, ka thënë se “Kujtimi e përkthente imazhin në muzikë. Kjo është vlerë. Nuk shkonte pas imazhit, në kuptimin që ta ilustronte atë, por e interpretonte, e çonte më larg, i jepte emocion. Ishte njeri i rrallë, një vlerë e pa diskutueshme. Kjo është arsyeja që regjisorët e ftonin. Ka bërë muzikën e 35 filmave dhe filmave të suksesshëm. E kam fjalën për “Lulëkuqe mbi mure”, “Liri a vdekje”, “Udha e shkronjave”, “Pylli i lirisë”… Pastaj ai dinte ku shkelte…”
Zhani Ciko ish-rejtor i TOB-it shprehej:
“Ndihemi të nderuar kur filmat tanë shkojnë jashtë kufijve. Pavarësisht cilësisë kinematografike të filmit, muzika e krijuar nga Kujtimi është në nivelet botërore, për sa i përket ndjeshmërisë, ngjyrës dhe emocionit që përcjell”.

FB_IMG_1494242019336

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *