Edhe ata që nuk janë rritur me Charlie Chaplin dhe filmat e tij, e njohin endacakun. Edhe sot mund të thuash që: Charlie Chaplin është shumë më tepër se sa një aktor. Ai është një legjendë.
Lindur në vitin 1989 (përafërsisht) në Londër, ai ndërroi jetë në Zvicër më 25 dhjetor 1977 – gjatë jetës ai përjetoi shumë suksese në kinematografi, por edhe shumë skandale.
Charles Spencer Chaplin rridhte nga një familje e varfër dhe arriti të fitojë miliona në Hollywood. Filmi i tij “Etja për ar”(1925) tematizon pikërisht këtë kontradiktë: realiteti i trishtuar dhe ëndrra për ar e pasuri.
Mustaqe të zeza, kapelja, bastuni dhe të ecurit si rosak me këpucët e mëdha – karakteristika të Charlie Chaplin këto që nuk i harron askush. Ashtu si edhe në filmin e tij të parë, me të cilin korri sukses të madh “Fëmija“ (1921) “endacaku“ ndërthurte në figurën e tij, humorin e shakanë me dëshpërimin e melankolinë.
As sot e kësaj dite nuk ka figurë tjetër në historinë e kinematografisë, që të jetë kaq e pranishme sa Charlie Chaplin.
Qoftë në reklama, në qendra tregtare, në pllakata, në fotografi apo në internet – figura e endacakut me tiparet tipike të aktorit Charlie Chaplin haset kudo dhe në çdo kohë. Chaplin u ka mbijetuar kohërave – ndonëse periudha e tij si regjisor i përket një të shkuare të largët.
31 thënie frymëzuese nga Charlie Chaplin
1- Një ditë pa qeshur, është një ditë e çuar dëm.
2- Karakteri i vërtetë i një burri shfaqet kur ai është i dehur.
3- Që të qeshësh me të vërtetë, duhet ta marrësh dhimbjen tënde dhe të luash me të!
4- Më pëlqen gjithmonë që të eci në shi, kështu askush nuk do të më shohë duke qarë.
5- Jam në paqe me Zotin. Konflikti im është me Njeriun.
6- Ne mendojmë shumë dhe ndjejmë pak.
7- Një prej ironive të jetës është që të bësh gjënë e gabuar, në momentin e duhur.
8- Asgjë nuk është e përhershme në këtë botë të ligë – as telashet.
9- Unë jam për njerëzit. Nuk kam ç’i bëj.
10- Në fund, çdo gjë është një shaka.
11- Imagjinata nuk është asgjë, pa veprimin.
12- Dhimbja ime mund të jetë arsyeja për të qeshurën e dikujt. Por e qeshura ime nuk duhet të jetë kurrë arsyeja për dhimbjen e dikujt.
13- Të ndihmosh një mik në nevojë është e kollajtë, por t’i japësh atij kohën tënde nuk është gjithmonë e favorshme.
14- Më mirë të vdesim, se sa të vazhdojmë të jetojmë kështu.
15- Gjëja më e trishtë që mund të imagjinoj, është që të mësohem me luksin.
16- Nuk do ta gjesh asnjëherë ylberin, nëse sheh poshtë.
17- Unë mbetem një gjë, dhe vetëm një gjë dhe kjo është një klloun. Më vendos në një avion shumë më të lartë, se sa çdo politikan.
18- Nuk kam nevojë për drogëra për të qenë një gjeni, mos mendoni se një gjeni është njerëzor. Por unë kam nevojë për buzëqeshjen tuaj, që të jem i lumtur.
19- Fjalët nuk kushtojnë. Gjëja më e madhe që mund të thuash është “elefant”.
20- Ne të gjithë duam të ndihmojmë njëri-tjetrin. Të tilla janë qeniet njerëzore. Ne duam të jetojmë me lumturinë e njëri-tjetrit, jo me mjerimin e njëri-tjetrit.
21- Mbaj mend, gjithmonë mund të përkulesh dhe të mos kapësh në tokë asgjë.
22- Jeta është tragjedi kur e sheh nga shumë afër, por kur e sheh nga larg, është një komedi.
23- Pushteti të duhet vetëm kur duhet të bësh diçka të dëmshme, përndryshe Dashuria mjafton për të bërë çdo gjë.
24- Dështimi është i parëndësishëm. Duhet kurajë për t’u shfaqur si budalla.
25- Për çfarë të duhet një kuptim? Jeta është një dëshirë, jo një kuptim.
26- Dëshpërimi është një narkotik. Ai e vë mendjen në gjumë dhe e shpie drejt indiferencës.
27- Jeta do të ishte e mrekullueshme nëse njerëzit do të mund të të linin rehat.
28- Një lavire, një xhentëllmen, një poet, një ëndërrimtar, një vetmitar, gjithmonë shpresojnë për romancë dhe për aventurë
29- Është një botë e pamëshirshme, prandaj duhet të jesh i pamëshirshëm që të përshtatesh me të.
30- Ta ndihmosh një mik në nevojë është e lehtë, por t’ia kushtosh atij kohën tënde nuk është gjithnjë aq e mundshme.
31- E qeshura është zbutësi i dhimbjes.
Thënie të qartë por që tregojnë përmasat e artistit.