3 vjet pas vdekjes/ Astrit Patozi i kushton një këngë me kitarë Olldashit

Patozi kujton deputetin e ndjerë Sokol Olldashi me një video. Politikani këndon me kitarë këngën që iu kushtua Olldashit në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta. Deputeti e ka publikuar në rrjetin social videon ndërsa miq të rrjetit social shprehen se ndihen të emocionuar dhe të përlotur nga ky gjest i tij.

“Për ty vëlla’, është kënga që këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka përgatiti enkas për të ndjerin Sokol Olldashi me rastin e njëvjetorit të vdekjes së tij. Kënga u orkestrua nga Shpëtim Saraçi.

Teksti i këngës

Nata të mori

N’errësirën e saj

Kitara jote

Po shkrehet në vaj

Ti ike lart

Në qiell fluturove

Ëndrrën ndërpreve

Vallë si guxove

Refreni:

Por ti nuk do

Trishtimi t’na ndaj’

Kënga nuk ndalet

Ligësi e saj

E që nga lart

Pas syzesh sheh

Dhe ty të pëlqen

Dot jo s’e fsheh

Kohën le pas

Ajo s’të kapi dot

Ti rendje si i çmendur

Ti rendje si pilot

Në mes le cigaren

Askush s’e ndez më

Pas le buzëqeshjen

Një dhimbje pa zë”

Deputeti demokrat Sokol Olldashi humbi jetën në një aksident rrugor që ndodhi pasditen e 20 nëntorit të vitit 2013 në rrugën Elbasan-Tiranë pranë fshatit Kërrabë, në segmentin ekzistues të rrugës nacionale. Olldashi humbi jetën kur automjeti të cilin drejtonte, doli nga rruga dhe ra në greminë. Autoritetet hetimore thanë se vdekja e Olldashit ishte aksidentale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *