“20 vjet pa Azem Shkrelin e takimi i fundit”

Pranverë 1997 ishte edhe atëherë… dhe rrëmuja e Atdheut vazhdon, shkruan Flutura Açka ne kujtim te 20 vjeteve pa Azem Shkrelin.

Ishte mesi i majit, panairi i Librit Gjenevë, 1997. Ai u ul te stenda e librave dhe unë iu luta t’i bëja një foto. “Bëje bukur, se do të mërzitem po më nxorre keq”, dhe qeshi. Unë bëra foton. Pak ditë më vonë, ai iku. Bëji të fala të gjithe miqve në Shqipëri, kushedi kur shihemi! Dhe iku përgjithmonë dhe unë vazhdoj ta quaj Poeti, siç e thërrisja atëherë: Poet. “Në kujtimet e mia kanë mbetur shumë shenja të një njeriu të dashur, të një poeti të madh, të një stilisti mjeshtëror, por dy gjëra me trondisin sa herë i kujtoj: Portreti i tij i fundit në kujtesën dhe arkivën time dhe Atdhedashuria e tij. E para mund të humbë në arkiven time, por e dyta është e pashlyeshme”,-shkruan Açka.

Ajo shton se kur sheh se si politika e tërheq zharg fatin e shqiptarëve andej e këtej kufirit, e ndiej se si Poeti është i paqetë. Fli, baca Azem, këta janë të pandreqshëm!

Poeti

Azem Shkrelit

Ti ike
se dhembja të fiku si atdheu
i dheut të atit e birit e shpirtit të shenjtë*
çdo ditë fiket.

Tani rruazat e plagëve
ia numëroj vetëm.

Maj 1997

* varg i poetit Azem Shkreli
Shkëputur nga vëllimi “Kurth’ i diellit”, 2001

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *