1984/ “Ekspozita ndalohet, Parashqevi Sahatçi dëbohet”

Nga Simon Vrusho

“Ekspozita ndalohet, Parashqevi Sahatçi dëbohet”
Kështu u shpreh drejtori i Pallatit të Madh të Kulturës në Tiranë, shoku Riza Hajro në tetor 1984, duke anulluar ekspozitën e koleksionit fotografik të znj. Parashqevi Sahatçi nga Berati, që prej 30 vjetësh koleksiononte foto për Beratin, pasion in extremis, deri në skaje të pasionit.
Fati i saj që në vitin 1984 u takua nga Abdyl Pilafi, kryetar i Bashkimeve të Beratit, i cili, pasi u njoh me koleksionin, sugjeroi dhe financoi kornizat e fotove, me të cilat u hap edhe një ekspozitë e suksessshme në Berat, Shkruan gazetat, foli radioja, televizioni. Pse të mos e hapim dhe në Tiranë? – thanë, -në Pallatin e Kulturës, në katin II?
Drejtor Riza Hajro. U panë fotot dhe u pataksën: Të gjitha fotot të para ’44-ës, me dritë, me bardhësi, bukur: Kalaja, Mangalemi, Gorica, Ura e Goricës, Tomori me dëborë…
Në 40-vjetorin e Çlirimit na duhen ekspozita vetëm bardhë e zi, zi para ’44-ës, bardhë pas tij… Dhe drejtori vendosi, dhe drejtori tha fjalët e cituara në fillim. Nuk foli, urdhëroi….
Një foto nga koleksioni i znj Parashqevi Sahatçi, koleksion dhe ekspozitë e çensuruar në Tiranë:
Zonjat beratase të mbledhur në park, sepse do të shkonin në mbremje vallzimi “SUARE”. Janë: Antigoni dhe Kaliopi Haxhistasa, Gjena Toromani, Drita Azizi,gruaja e drejtorit të bankës, Marie Gjergo.
Berat, viti 1940

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *