12 ligje të jetës që mund t’ju ndihmojnë për të gjetur vetëbesimin!

Ligji i Tretë i Njutonit thotë: “Për çdo veprim, ka një kundërveprim të barabartë”. Por kjo gjë ka të bëjë jo vetëm me fenomenet fizike. Në fakt, e njëjta gjë ndodh në jetën tonë të përditshme. Kur ne mendojmë, themi apo bëjmë një veprim, ne fusim në veprim një forcë e cila do të na përgjigjet ekzaktësisht në të njëjtën mënyrë.

Ja 12 ligje të jetës që mund t’ju ndihmojnë të jeni më të lumtur dhe me më shumë vetëbesim.

  1. Ligji i shkaqeve dhe pasojave

Çfarëdo që ne krijojmë në këtë univers, ai gjithmonë do të na e kthejë mbrapsht. Kështu që, nëse duam të njohim dashurinë, miqësinë e vërtetë dhe lumturinë, duhet që pikësëpari të duam ata që kemi pranë, të jemi miq të mirë, dhe të përpiqemi t’i bëjmë të tjerët të lumtur.

2. Ligji i krijimit

Çelësi për një jetë të brendshme në harmoni, është që të jemi të pavarur nga bota e jashtme. Për të arritur këtë, duhet të jeni vetvetja, si dhe të rrethoheni nga njerëz dhe gjëra që ju i doni, dhe doni t’i shihni në jetën tuaj.

3. Ligji i nënshtrimit

Ne nuk mund ta ndryshojmë një situatë, nëse nuk e pranojmë atë. Dhe nëse i shohim të gjithë si armiq, kjo do të thotë që nuk jemi të orientuar drejt pranimit të një mënyrë më të lartë të ekzistencës.

4. Ligji i rritjes

Detyra kryesore për ne në këtë botë është që të ndryshojmë dhe rritemi si individë, dhe jo domosdoshmërisht të fokusohemi në shumësinë e njerëzve që do të takojmë, por asnjëherë t’i njohim vërtetë në këtë jetë, apo të fiksohemi pas vendit ku jetojmë e teknologjisë që përdorim. Jeta dhe koha që na është dhënë është gjithcka që ne kemi.

5. Ligji i përgjegjësisë

Jeta është si pasqyrë. Kur dicka shkon keq, do të thotë që ka dicka që shkon keq edhe brenda nesh. Kështu që, duhet të marrim përgjegjësi për të dhe të mos e kërkojmë fajin te të tjerët.

6. Ligji i lidhjes

Edhe nëse ajo që bëjmë duket sikur nuk ka pasojë, në fakt është e rëndësishme që ta bëjmë, për arsye se gjithcka në këtë botë është e ndërlidhur. Hapi i parë nuk mund të jetë më i rëndësishëm se i fundit, dhe e anasjellta, sepse të dy janë të rëndësishëm për të përfunduar detyrën.

7. Ligji i përqëndrimit

Nuk mund të mendosh dy gjëra në të njëjtën kohë. Nëse po kërkon dicka të rëndësishme, atëherë nuk do të kesh hapësirë brenda vetes për zemërimin, apo babëzinë.

8. Ligji i pranimit

Ne kuptojmë dhe pranojmë me të vërtetë vetëm atë që kemi kuptuar në praktikë. Nëse besojmë që dicka është e vërtetë, por nuk jemi gati ta provojmë, kjo do të thotë që kemi thjeshtë një opinion, dhe jo dije.

9. Ligji i “këtu dhe tani”

Sjellja ndërmend e të kaluarës dhe ëndrrat penguese për të ardhmen na shpërqëndrojnë nga ajo që po ndodh në të tashmen. Modelet e vjetra të sjelljes, si dhe ëndrrat e vjetra, mund të na pengojnë në rrugën tonë drejt të resë.

10. Ligji i ndryshimit

Historia do të përsërisë vetveten deri kur ne të kemi nxjerrë mësime prej saj dhe të ndryshojmë rrugë. Nuk mund të përsërisësh të njëjtët veprime dhe të presësh rezultate të ndryshme.

11. Ligji i durimit dhe shpërblimit

Cdo shpërblim kërkon shumë punë e përpjekje, dhe gëzimi i vërtetë në jetë vjen kur punon pa pushim, me vetëdijen se herët a vonë do i arrish objektivat.

12. Ligji i kuptimit dhe frymëzimit

Ne marrim vetëm atë që meritojmë. Vlera e vërtetë e dickaje është e barabartë me energjinë dhe forcën që ne harxhojmë në përpjekjen për ta arrtur. Por vetëm ai që do t’u japë të tjerëve, është në gjendje të marrë një gjë frymëzuese. / www.bota.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *