Me rastin e 104-vjetorit të ushtrisë shqiptare, ministrja Mimi Kodheli ka dhënë një mesazh urimi. Ajo ka uruar së pari gratë e burrat që janë nën armë e më pas ata që punojnë pa zhurmë.
“Sot mbushen 104 vjet nga krijimi i ushtrisë shqiptare. Shumë urime i dërgoj sot çdo gruaje dhe burri nën armë që punon e sakrifikon çdo ditë për të ruajtuar të pacënuar kufijtë e shtrenjtë shqiptarë, për t’i shërbyer çdo qytetari në nevojë kudo dhe kurdo, pa zhurmë e pa publicitet, por me dinjitet dhe përkushtrim, që mbron vlerat e demokracisë në vend madje dhe jashtë kufijve.
Gëzuar festën pjesa më e mirë e shoqërise shqiptare!
Gezuar festën FARSH!”