Arkeologët të cilët ishin duke punuar në një pjesë të shenjtë të Jeruzalemit kanë zbuluar varrin origjinal të Krishtit që nga viti 1555.
Shkencëtarët po punojnë me atë çfarë besohet se është varri i Jezu Krishtit, zbulim për herë të parë në shekuj.
Varri, brenda kishës së shenjtë në qytetin e vjetër të Jeruzlaemit, ka qenë i mbuluar me mermer që nga viti 1555 dhe shekuj më vonë.
Por tashmë arkeologët kanë zhvendosur pllakat dhe kanë zbuluar gurin origjinal ku besohet se është varrosur Krishti. Sipas National Geographic ata po merren me teste të mëtejshme për të zbuluar si dhe ku është varrosur.
Sipas traditës kristiane, Krishti është varrosur në një gur të latuar në anë të në shpelle, pasi u kryqëzua nga romakët në vitin 30 para Krishtit.
Ata besojnë se ai u ngjall pas vdekjes së tij, ndërkohë që Bibla thotë se gratë që shkuan ta shihnin 3 ditë pas varrosjes, por nuk gjetën asgjë në shpellë.
Gërmimet e reja të vendndodhjes po drejtohen nga një skuadër nga universiteti teknik në Athinë, e cila ka bërë gërmime dhe në Akropilin e Athinës dhe Hagia Sophia, në Stamboll.
Nën mbulesën e mermertë, ata zbuluan një shtresë të trashë gurësh, natyra e të cilëve është e panjohur akoma. Tashmë ata do zhvillojnë analiza të mëtejshme të gurit origjinal që formon “shtratin e vdekjes”, në të cilin besohet se prehet trupi i Jezu Krishtit. Varri është zbuluar në fillim nga Helena, mamaja e perandorit Kostandin në vitin 326 para Krishtit.
“Mermeri që rrethonte varrin është zhvendosur dhe u habitëm kur pamë materialin poshtë tij. Do jetë një analizë e gjatë, por do mundemi të shohim shtresën origjinale të gurëve tek e cila besohet se ka qenë shtrirë trupi i Krishtit”, tha Fredrik Hiebert, një arkeolog nga National Geographic, i ka qenë i përfshirë në këtë zbulim.
Kjo punë është pjesë e një projekti 4 milionë dollarësh për të rikuperuar varrin dhe strukturën e vogël, e quajtur “Edikula”. Kërkimi është financuar nga mbreti Abdullah II i Jordanisë.
“Teknikat që po përdorim për ta dokumentuar këtë monument unik, do bëjnë të mundur që bota ta studiojë këtë gjetje sikur të ishte vetë në varrin e Krishtit”, tha Antonia Moropoulou, kryesuesja e projektit./tvklan.al