Aktorja e njohur e viteve 1980-90, Matilda Makoçi do te rikthehet në skenë, por për një performancë të arteve figurative. Eshte piktorja Natasha Bega qe do ta riktheje Makoçin pas kaq vitesh ne skenë me një performance të Arteve Figurative gjatë prezantimit që do i bëjë ekspozitës së saj, të quajtur, ‘HARE+M”.
Bega pohon për Shqiptarja.com se, kjo ekspozitë është realizuar me skenografi e koreografi. Për njoftuar rreth aktivitetit ajo ka publikuar në rrjetin social, Facebook, në profilin e saj, një portret të Matilda Makoçit.
Në eskpozitë do të ketë dhe performanca të jogës. Bega thotë se, Matilda Makoçi është në gjendje shumë të mirë dhe se po i rikthehet skenës dhe ekranit.
“Miqtë e mi përshëndetje! Ju ka marrë malli për Matilda Makocin? Me shumë dashuri për ju! Më premtoi se do marrë pjesë në HARE+M. Ta mirëpresim të gjithë, dhe ti kthejmë dashurinë. Përqafime”.
Ekspozita do të mbahet ditën e shunë, 22 Tetor, ora 18.00 mbasdite, pranë zonës së Medresës, tek fillimi i Shtëpisë së Partisë.