“Zogu i zi”, 12 vjeçarja e ‘dashuruar’ me përdhunuesin “dhe” 83 burrat

Psikologjia e njeh fiksimin e të dhunuarit mr dhunuesin. Por rastet njerëzore bëjnë diferencën!
“Ne kemi lindur për t’u plakur. Megjithatë, jo për të mbetur peng i së shkuarës. Është pak a shumë mesazhi i një prej veprave më prekëse “Zogu i Zi’, nga David Harrower. Historia është e thjeshtë. Një 40 vjeçar bën seks me një të mitur, me një 12-vjeçare. Historia e një pedofili, por që kjo është një peshë që do t’i kushtonte vazhdimësinë e jetës.
Drama “Zogu i Zi” bazohet në historinë midis një vajze 12 vjeçareje e cila takohet me një burrë rreth te tridhjetave në një barbekju, dhe aty nis historia e marrëdhënies midis tyre. Keto personazhe takohen pas 15 vitesh, per ti dhënë mundësi njëri tjetrit të rindërtojnëe historinë e tyre, e riekzaminojnë sebashku, dicka që secili e ka bërë brenda vetes. Pjesa ka të bëjë me natyrën e të vërtetës dhe sesi pas 15 vitesh ne mund ta ri imagjinojmë të vërtetën, ta rishpikim apo riemërojmëe. Una kërkon te restaurojë vetveten , por pëerpara se ta bejë këetëe ajo ka nevojë ta copëtojë historinë. Këetu hyn në rol multimedia, e cila zbërthen vizualisht këtë copëzim historie, si dhe heq distancën midis subjekteve te cilet jane te ndarë nga njeri/tjetri fizikisht, duke perdorur teleprezencen dhe internetin. Vizualisht shfaqja bazohet në teoritë e Lev Manovich, Soft Cinema. Eshte një tentativë per te lidhur personazhet, imazhin dhe internetin brenda një hapsire sic eshte ekrani i projeksionit, në marrdhënie me hapesiren teatrale.
Ajo, është një vajzë që dashuron dhe urren njëkohësisht njeriun që i ndryshoi jetën. I ndryshoi, sepse që prej asaj dite ajo do të ndryshonte çdo koncept për botën.
Që prej asaj dite ajo nuk u largua nga ai qytet. Shtyu ditët mes shenjëstrimit të të tjerëve. Mes fjalëve. Etiketimeve. Mbajti emrin e saj të vërtetë. Dhe zgjodhi të mos kishte përzgjedhje ndër burrat që hyjnë në jetën e saj. Plot 83.
Në ndryshim nga ai që iku larg, ndryshoi emrin, u martua, nuk bëri fëmijë, por ruajti në kujtesë atë që i kishte bërë një fëmije. Pas 20 vitesh, të dy janë më të plakur. Të dy janë me jetë të ndryshuara. Të dy kujtojnë të shkuarën, por me një ndryshim të madh. Ajo do të kthehet, ai do të vazhdojë. Pas bisedash virtuale, vendosin për një takim. Aty fatet ndryshojnë, sepse ai kërkon vazhdimësinë, duke lënë pas të shkuarën. Një vepër bashkëkohore, ku në skenë aktorët (Eglantina Cenomeri dhe Pjerin Vlashi) nuk e shohin njëri-tjetrin. Ata thjesht e dëgjojnë, sepse komunikimi duhet të jetë virtual. Më shumë se një orë ata zhvillojnë monologun e tyre vetëm para një kamere. Kjo kërkon mjeshtëri të lartë në profesion për të përcjellë emocionin. Këtu hyn në rol multimedia, e cila zbërthen vizualisht këtë copëzim historie, si dhe heq distancën midis subjekteve, të cilët janë të ndarë nga njëri-tjetri fizikisht duke përdorur teleprezencën dhe internetin. Është një tentativë për të lidhur personazhet, imazhin dhe internetin brenda një hapësire siç është ekrani i projeksionit, në marrëdhënie me hapësirën teatrale. “Zogu i Zi” është një vepër që vihet në sallën “Liria” në Qytet “Studenti” Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *