Vlashent Sata: Kënga është shërim

Me një gegnishte të amël, me fjalë zemre, me tinguj që enden në disa rryma duke mos i ikur melosit shqiptar, Vlashent Sata vjen në datat 25 dhe 26 maj në Qendrën Kulturore Tirana-Teatri i Metropolit me “Hanën e plotë” në orën 20:00. Tirana e një fëmijërie që tash është hedhur mbas krahëve, ajo Tiranë kujtimesh që ndahej mes lagjeve në qoshet e qytetit e shkollës së artit, vjen e gjallë përmes këngëve të Vlashent Satës përmbledhur në albumin “Hana e plotë” në një koncert recital prej një ore e gjysëm. “Ëmbël”, “Tregimi i fluturës”, “Djemtë e balonave” a këngë të tjera, përmes një gjuhe të thjeshtë bartin një botë të madhe, që përçohet mes tingujsh. “Rigjetja e folkut e rikthimi në bazë është gjithandej. Ballkani ka qenë një vatër shumë stimuluese, ngaqë ka pasur përplasje, dhe nevojë për me kriju. Shumë producentë e kanë bashkuar xhazin me folkun. Më pyesin shpesh çfarë stili muzike bëj, por unë nuk e kam përcaktuar, pasi kam pak nga të gjitha, është xhaz, folk, pop, është pak impresioniste e shek.20. Nuk ndjek një rrymë të caktuar dhe nuk e kam këtë dëshirë. Nuk bëj diçka se duhet bërë a se është në modë, unë kam zgjedhur që të punoj me muzikën, dhe nga ana tjetër të bëj atë muzikën që dua të bëj, shprehej ai në një intervistë për GSH vjet. Koncerti “Hana e plotë”, në Teatrin Metropol, i paraprin promovimin të albumit shqip dhe koncertit “Hana e plotë” në Francë, në datën 3 qershor në “Le Palace”, një nga skenat më të njohura ku kanë interpretuar artistë me emër si Sting apo Stevie Ëonder, Majkell Xhekson apo Madonna. Në koncert Vlashent Sata i cili do të luajë edhe në piano, do të shoqërohet muzikantët, Gent Rushi në fizarmonikë, Ermal Rodi në klarinetë, Kiril Tufekcievski në kontrabas, Emiljan Dhimo në bateri dhe Denis Hima në kitarë.
Stili i tij i ri dhe i veçantë, ka rënë në sy edhe në Francë, ku ai prej kohësh jeton e punon: ai ngërthen jaret shkodrane me xhazin, muzikën klasike dhe folkun. Kantautori i mirënjohur në skenat shqiptare dhe ato evropiane, do të ‘interpretojë’ në sallën “Shekspir” në Metropol “jetën e tij” rrëfyer me vargje e muzikë në një koncert recital që është edhe promovim i albumit të tij me këngë mbi fëmijërinë, shokët e parë, lojërat, familjen, dashurinë dhe sfidat e së ardhmes. Janë himn për kohën e bukur që ikën dhe gjithashtu për vlerat e një vendi, duke reflektuar jetën me ngjyrat e saj. “Është, albumi im i parë, i cili flet për të gjithë etapat e jetës sime, duke nisur që nga fëmijëria e deri aktualisht. Në të gjitha këngët ndihet një lloj ndjeshmërie për të treguar historitë e mia, e më pas ti ndaj ato me njerëzit. Është bukuria e epokës sime”, thotë ai.
Tekstet e kwngwve tw tij, tw vwna njwra pas tjetrws kthehen nw njw fjali, nw njw kumt: “Këmbëzbathur” dhe gwzuar “Erdhi dita” “Bab’” e ti “Çelesh”, “Ëmbël”, “E di unë” dhe “Hana” sipwr te “Kasollja” ime pwrkund “Djemtë e balonave” qw “Ëndërruar” shikoj “Në botën tonë” kur dwgjojnw “Tregimin e fluturës”.
Në konferencën për mediat dje ai u shpreh se sjell në koncert fëmijërinë, jo si etapë moshe, por si etapë kthjelltësie; sjell dashurinë por jo vetëm atë mes çiftit, dashurinë e plotë për të gjithë, pasi për të fëmijëria është kur gjithçka ishte e vërtetë. “Janë netët pa gjumë për të shpikur lojëra, kohët kur luanim me balona ose me kushineta. Kjo është pasuria jonë, kjo që kemi jetuar. Nuk kam asnjë kompleks se kemi qenë të varfër”, tha ai, duke kërkuar nga të gjothë të kthejnë syrë nga shtëpitë e fëmijëve dhe të bëjnë ç’të munden. Vitin që shkoi ai mbajti një koncert me të ardhurat e të cilit fëmijët jetimë marrin mësime muzike. Sot kur shkova fëmijët më mabnin mend mua dhe refrenin e këngës ‘Erdhi dita’. Unë nuk dua të flas, dua të veproj. Kush të mundet të bëjë diçka. As unë nuk e bëra vetëm, unë bëra sa munda”, tha ai.
Kantatutori shkodran shtoi mandej se edhe pse gjuha shqipe është një lloj pengese për të në Farncë, “unë nuk kam pasur probleme. Muzika e këngës në Francë është muzikë e fjalës, pra fjala është e rëndësishme. Por unë e shpjegoj këngën para ose pasi ta këndoj dhe gjithsesi është muzika ajo që e jep edhe tekstin”. Albumi i Satës rrok më shumë tematikat sociale ndaj të cilave ai është shumë i ndjeshëm. “Ka jetën tonë. Unë merrem shumë me tematikat sociale. Këngët për mua janë shërim, mua më kanë shëruar. Sepse mbi të gjitha arti është marrëdhënie”, tha Sata, ndërsa idetë e tij u mbështetën edhe nga drejtoesha e qendrës Kulturore Tirana, Jonida Beqo.
“Ndihem i privilegjuar që Qendra Kulturore Tirana (Teatri Metropol) më bëri ftesën për të dhënë këtë koncert që do të shoqërohet edhe me albumin “Hana”, për dy netë me rradhë në sallën “Shekspir”. Më pëlqen, që do të jap koncert aty, pasi teatri dhe salla prej druri të krijojnë një atmosferë ku ndihesh si në shtëpi. Kontakti i publikut me artistin dhe i artistit me publikun është kaq i afërt, madje unë adhuroj sallat e vogla dhe të rrumbullakta”, është shprehur kantautori, duke shënuar se albumi u mbështet nga Ministria e Kulturës. Koncerti vjen në vazhdën e strategjisë dhe projekteve që QKT ka për të promovuar vlerat më të mira kombëtare dhe ndërkombëtare, pas koncertit “JalbaniaZZ Society” të Gent Rushit dhe koncertit “Ritual Moods” nga poli- instrumentisti Robert Bisha.
ALBUMI
Rrugës shkoj unë shtrema-shtrema, jo skam pi jo sjam pi, është hana që më ka deshtë”, ciotjmë nga një prej këngëve ku zëri dhe timbrika e veçantë e kantautorit Vlashent Sata ndihet i plotë bashkë me stilin e tij. “Ky album është një përmbledhje e të gjithë viteve të mia, një frymëzim dashurie, padashur të flas për dashurinë në çift, pasi dashuria në çift është vetëm një aneks, por i gjithë dashurisë në tërësi”, tregon kantautori.
Por jo vetëm aq, familja është prezente në tekstet e këngëve të tij, po aq sa dhe shoqëruese në rrugëtimin artistik. “Ëmbël, me dy gishta pikturonte, botën time, ma ndryshonte…” , shkruan Vlashent Sata në një nga poezitë e tij, ku shumëkush mund ta ndjej si një poezi kushtuar të dashurës por në të vërtetë artisti ia ka kushtuar nënës, personit të vetëm që i ka dhënë kurajo për të vazhduar më tej.
“Familja është një nga shtyllat më të rëndësishme të krijimit tim dhe shumë e rëndësishme gjithashtu. Kudo që shkoj dhe jap koncert ndjej se kam nga një familje. Gjej gjithnjë njerëz që më duan. Por familja ime, është kërcelli më i mirë i imi, ku unë mund të çel lulet gjithandej dhe të jem sa më i qetë me veten time. “Embël” është një këngë e shkruar herët për mamin dhe kur kam filluar ta shkruaj, kam kuptuar se ajo ishte vajza që më ka dashur në mënyrën më speciale. Naiviteti i saj artistik dhe kurajoja e saj prej profesioniste, më kanë ndryshuar botën time në çdo moment, kur kam ndjerë se jam tkurrur. Babai gjithashtu ka qenë i rëndësishëm, pasi me të kam një lidhje të ngushtë profesionale për muzikën”.
Vlashent Sata, u lind në Tiranë në 1983 në një familje muzikantësh. Ngjitet e këndon në skenë që në moshën pesë vjeçare si solist. I inkurajuar e i drejtuar nga i ati Loro Sata, muzikolog, këngëtar lirik tenor, nis pianon në moshën 6 vjeçare në shkollën 8 vjeçare “Servete Maçi”. Merr pjesë në festivale të ndryshme për fëmijë si këngëtar e më pas në “Zërat e rinj” ku merr çmime për çdo prezantim. Në moshën 15 vjeçare një ëndërr tjetër e zgjon të krijojë muzikën e vet. Mëson kitarën në mënyrë autodidakte dhe nis të kompozojë këngët e para. Paralelisht përfundon studimet e pianos në liceun artistik “Jordan Misja” në Tiranë me rezultate të larta. Në 2002 shkon të thellojë studimet për piano në Francë ku edhe i përfundon shkëlqyer të gjitha ciklet e konservatorit në fillin në Bordeaux e më pas në Paris me profesorë e solistë me meritë e njohje ndërkombetare si Denis Pascal, Romano Pallottini etj. Më pas i tërhequr nga dëshira për të transmetuar dijen, dashuria për mësimdhënie, diplomohet në 2011 për pedagogji. Që nga ky vit ai është i emëruar si pedagog i pianos në konservatorin e “Xenakis” dhe “Oliver Messiean” në Evry e gjithashtu në konservatorin “Paul Ducas” dhe “Gabriel Faure” në Paris. ka bashkëpunuar me Elina Dunin nga ku lindi dhe nevoja për të bërë album, gjithashtu dhe me artistë të fushave të ndryshme, ku bëhet pjesë e disa urave komunikimi midis muzikës e arteve të tjera si kinemaja teatri, baleti e performancave të ndryshme kontemporane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *