Kampi Idomeni është më i përfoluri në mediat ndërkombëtare sot. Rreth 11 mijë emigrantë janë bllokuar aty prej javësh. Kampin e ka vizituar edhe fotografi shqiptar Armando Babani, i cili rrëfen eksperiencën e tij në studion e Ora News, duke theksuar se fotot më emocionuese ishin ato për fëmijët dhe të moshuarit.