Trajtimi i femrës në filmin kosovar

 

Femra në kinematografinë kosovare ishte në fokusin e pesë regjisoreve femra, të cilat ishin pjesë e debatit “Regjia dhe Mizogjinia”, në kuadër të FEMART. Sipas debatit që është zhvilluar në mesditën e së enjtes, jo i kënaqshëm ka dalë të jetë përfshirja e femrës në kinematografinë kosovare. Dhe po sipas tyre, edhe nëse janë përfshirë femrat në projekte të ndryshme, nuk kanë arritur ti nxjerrin natyrshëm
Nga Sarandë Selimi/ Kultplus

Pesë regjisore shumë të suksesshme, të cilat me filmat e tyre kanë bërë goxha një kthesë në kinematografinë kosovare, u ulën sot së bashku që të debatojnë në lidhje me “Regjia dhe Mizogjinia”. Ky panel u organizua nga festivali i cili nisi dje rrugëtimin e tij të katërt FEMART, e i cili flet pikërisht për të drejtat e njeriut me theks të veçantë për femrat. Regjisoret që diskutuan përgjatë dy orëve në këtë panel ishin: Lendita Zeqiraj, Kaltrina Krasniqi, Blerta Zeqiri, More Raça dhe Arlinda Morina, ndërsa paneli u moderua nga drejtoresha artistike e FEMART Zana Hoxha Krasniqi.

Filimisht moderatorja Zana Hoxha Krasniqi, panelisteve iu shtroi pyetjen se cili ka qenë momenti kur ato e kane pare një vepër që është krijuar si film në komunitetin që na rrethon, ku kanë parë një qasje te mizogjinisë. Këtu filloi diskutimi dhe publiku ishte shumë i vëmendshëm në atë që regjisoret e tregonin, e që ishin histori nga më të ndryshme e teori të nxjerra mjaft me mjeshtëri nga ato.
“Unë për vete i kam parë shumë vonë filmat e regjisorëve tanë më të vjetër, më kujtohet një moment pasi kam shkuar në shkollë në Francë, kam gjetur disa filma në videokaseta të vjetër ku filmi fillon në njëfarë relacioni të një qifti, dhe aty është shumë i rrejshëm portretizimi i gruas në film. Regjisori vetëm e futi këtë gruan në atë moment kur pat nevojë për skenarë, mirëpo fare nuk e trajtoj, ishte shumë i rrejshëm. Dhe aty fillova të mendoj që ndoshta kjo është edhe në shoqëri që shumë rrallë e vërejnë gruan dhe ndjenjat e saj”, tregoi fillimisht regjisorja Blerta Zeqiri e cila njihet me filmin e saj të metrazhit të shkurtër “Kthimi”.

Ndërsa për regjisoren Kaltrina Krasniqi, është shumë interesante se si trajtohet gruaja në bazë të moshës që e ka, e cila nuk guxon të dal jashtë rregullave që janë të caktuara, e që është njëfarë lloj tradite në familjet patriarkale. “Gruaja në princip gati nuk ekziston, nëse gruaja është e re i ka diku 17 ose 18 vjet ajo është gjithmonë naive, nëse është grua në të 30-at ose të 40-at ajo është shërbëtore e cila nuk ka kurrfarë zëri, nëse është plakë atëherë është shërbëtori më i denjë i rendit patriarkal, nëse ajo nuk ka burrë ajo ka me qenë patriarku kryesor që e organizon vendin dhe është interesante se si ky riprezantim përsëritet në secilin film, do të thotë nuk ka lidhje as autori, nuk ka lidhje as skenaristi e wordpress as regjisori, të gjithë ata, gratë i shohin nëpër ato kutia, që janë të rregulluara dhe nuk guxon të dalësh jashtë tyre”, theksoi Kransiqi, duke u bazuar në filmat e viteve të 60-ta, ku siç tha ajo i ka shikuar të gjithë.

Por një teori më interesante në këtë rast e pati regjisorja Lendita Zeqiraj. Ajo tregoi se mizogjinia njihet prej Greqisë antike që është si dukuri që femrën e kanë parë si një qenie të rangut të dytë. Ajo poashtu krahasoi se atë që e shohim në film, pra trajtimin e gruas në film, e kemi edhe në shumë e shumë raste reale që ndodhin në shoqërinë tonë.
“Ne jemi shoqëri patriarkale, dhe të gjitha këto që i folën parafolëset e mija, ato që i shohim në film mendoj që janë edhe në jetën e përditshme reale”, ka thënë Zeqiraj, e cila ka marrë për shembull edhe gjendjen brenda për bredna familjeve shqiptare, ku sipas saj, në 90 % të rasteve, gruaja edhe pse kthehet nga puna, bën punët e shtëpisë, pavaraësisht faktit se burri i saj, ndoshta është kthyer më herët dhe nuk ka marrë mundin ti kryejë ato punë . Dhe pikërisht këtë gjendje reale, ajo e sheh si reflektim edhe në filmat e realizuar në Kosovë. Zeqiraj ka vlerësuar se në këtë vijë tashmë është shënuar një progres, sepse sot ka regjisore femra, dhe pikërisht si rezultat i kësaj, ato sot edhe po flasin në këtë panel.

Dhe duke iu referuar filmave kosovarë, Zeqiraj ka përfunduar se personazhet femra në kinematografinë kosovare dalin të mangëta dhe jo reale. Edhe për regjisoren e filmit dhe teatrit Arlinda Morinën, është e njëjta gjë, ku edhe ajo tregoi një film të cilin e ka parë gjatë studimeve, ku ka qenë një trajtim jo i mirë nga regjisori.

Krejt për fund, fjalën e mori edhe regjisorja e re More Raça, e cila e pa një problematikë tjetër në këtë aspekt. Ajo tha se e lëndon fakti që deri më tani nuk ka parë asnjë femër si bartëse të rrëfimit të një filmi, dhe sipas saj, kjo tregon se në çfarë gjendje jemi, dhe çfarë reprezentimi ka femra në kinematografinë kosovare deri më tani. “Femra ka qenë në film vetëm sa të plotësoj boshllëqet ose ti shërbejë mashkullit i cili gjithmonë ka qenë bartës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *