THUAJ NJË FJALË…
Endre Ady de Diósad
Shtangur, në këmbë harruar,
jemi buzë një gremine,
pas njëri tjetrit shtërnguar;
as lot, fjalë, as ankime:
mund të biem për një qime.
Si lidhje mishi dhe gjaku
buzët tona na mbajnë,
të nxira, na mbajnë sëbashku.
Dhe puthmë, mos kemi fjalë,
se po fole, të dy ramë.
© shqipëroi Maksim Rakipaj