Ilir Kerni, drejtor i Teatrit Kombetar te Operës dhe Baletit ka njoftuar përmes Facebookut se Teatri që ai drejton është vlerësuar në Itali me çmimin, “Lo Schiaccianoci d’Oro 2016”.
“Për herë të parë! Ndoshta përbën lajm, nuk e di mirë, por di që asgjë nuk humbet…vetëm 30 muaj më pas… Jemi Tkobap Albania”,-shkruan Kerni. “Jam e nderuar t’u njoftoj zyrtarisht se Komiteti Themelues i Festivalit ka vendosur t’u dorëzojë Çmimin Ndërkombëtar: “Lo Schiaccianoci d’Oro 2016” për : Ekselencën e Teatrit të Botës Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Çmimi është një punë e realizuar nga “Enrico Manera”. Ai do të dorëzohet më 25 qershor të shtunën në një mbrëmje gala që mbahet në Castello dei Borgia në Nepi. Ju urojmë për çmimin e nderimin e merituar. Përshëndetje të përzemërta Drejtorja Artistike-
Maria Pia Liotta”- shkepusim nga letra derguar Kernit.
Festivali “Internacionale della Danza e delle Danze” që mbahet në Romë, ndan çmimin ndërkombëtar, “Lo Schiaccianoci d’Oro 2016” në seksionin, L’Eccellenza dei Teatri nel Mondo, i cili këtë i jepet Teatri Shqiptar të Operës dhe Baletit.
Kerni, bën me dije se çmimi që do t’i jepet TKOB në muajin qershor të këtij viti. Ai wordpress ka publikuar në facrbook edhr njoftimin dhe letrën në gjuhën italiane, që është edhe ftesa për këtë festival.
Ka qenë drejtoresha artistike e festivalit Maria Pia Liotta, e cila ka në letrën zyrtare dërguar Kernit shkruan se për këtë çmim kanë votuar unanimisht anëtarët e këtij festivali. Ky çmim jepet me dedikim për përsosmërinë e teatrove dhe operave kombëtare në botë. Festivali do të organizohet nga 23-25 qershor dhe në këtë edicion janë të ftuar edhe balerinë të famshëm.