“Vizatoj Historinë” është një projekt që përfshin 50 nxënës të talentuar. Në kuadër të tij sot në Muzeun Historik Kombëtar ishin nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Dora D’Istria” në Tiranë.
Fillon me një guidë në pavijonet e Muzeut dhe më pas përcaktimi i një vendi, si këndi më i mirë nga ku mund të shohin objektet e t’i vizatojnë. Ky është projekti më i ri, i ideuar nën logon “Vizatoj Historinë”, që 50 nxënës të përzgjedhur nga 10 shkolla 9-të vjeçare të kryeqytetit do të zhvillojnë me Muzeun Historik Kombëtar. Vetë institucioni i Muzeut, është treguar i gatshëm të hapë dyert për ta. Këtë javë, pjesë e këtij projekti, ishin nxënës nga shkolla “Dora D’Istria”, të shoqëruar nga mësuesja e tyre e vizatimit.
Nxënësit u lanë të lirë të zgjidhnin vetë objektet që do të vizatonin. Në javët në vazhdim ky projekt do të përfshijë nxënës të shkollave të ndryshme të Tiranës.
Në pamje të parë projekti është i thjeshtë. Gjithsej janë të përzgjedhura 10 shkolla 9-vjeçare të Tiranës. wordpress Nga këto 10 shkolla do të përzgjidhen 5 nxënës të talentuar në fushën e pikturës. Në përfundim, këto punime do të publikohen në faqen e facebook-ut të Muzeut, ku do të votohet punimimi më i mirë. Në fund ky projekt do të finalizohet me një ekspozitë ku do të pasqyrohen të gjitha punimet e nxënësve. Për tre më të votuarit muzeu do të shpërndajë disa dhurata dhe një certifikatë.