Romanca muzikore merr 7 çmime- “La La Land” thyen rekordin në Golden Globe

Romanca muzikore  “La La Land” triumfon në Golden Globes 2017.

“La la Land” filmi që vijon të projektohet në kinema Millennium, triumfon në çmimet Golden Globes 2017 duke shndërruar në statuja të gjitha nominimet dhe duke rikonfirmuar statusin e dhënë nga kritika si një nga 10 filmat më të mirë të vitit.

Romanca muzikore është shpallur më e mira në gjininë e saj përkundrejt filmave të tjerë si  “20th Century Women”  “Deadpool”  “Florence Foster Jenkins” dhe “Sing Street”.
Dy protagonistët kryesorë të filmit janë shpallur gjithashtu aktori dhe aktorja më e mirë në gjininë e komedisë dhe muzikalit. Në një garë me Annette Bening, Lily Collins, Hailee Steinfeld dhe Meryl Streep ka triumfuar Emma Stone në rolin e Mias.

Colin Farrell, Hugh Grant,  Jonah Hill dhe Ryan Reynolds ishin rivalët e Ryan Gosling ne rolin e muzikantit  Sebastian që triumfoi si aktori më i mirë në këtë kategori.
Damien Chazelle,  ka fituar të dy nominimet e tij për filmin, në kategorinë e regjisë dhe skenarit duke u shpallur si regjisori dhe skenaristi më I mirë mes sfiduesëve të tjerë ku vlen të përmenden emra si Tom Ford apo  Mel Gibson.

Si një muzikal “La la Land” është shpallur fitues për këngën origjinale më të mirë, “City of Stars” dhe po ashtu është shpallur si baza muzikore më e mirë  nga Justin Hurwitz.

“La La Land” një nga 10 filmat më të mirë të vitit

 

“La La Land” është një komedi, dramë, romantiko-muzikore, shkruar dhe drejtuar nga Damien Chazelle, cili nga ana e tij ka angazhuar në kastin e aktorëve emrat të spikatur hollivudianë si: Ryan Gosling, Emma Stone, John Legend  dhe Rosemarie Dewitt.

“La La Land”  rrëfen historinë e fortë të dashurisë midis dy artistëve të rinj, ajo një aktore dhe ai një muzikant që sapo janë zhvendosur në Los Angeles në kërkim të fatit të tyre. Mia (Emma Stone) është një aktore e re që u shërben yjeve të kinemasë gjatë provave. Sebastian (Ryan Gosling) është një muzikant  jazz që interpreton në një piano bar.  Pas disa takimesh të rastësishme ata të dy dashurohen teksa ndajnë të njëjtat pasione dhe aspirata, ëndrra dhe dëshira për të bërë emer në art. Por pikërisht atëherë kur fillojnë të kenë sukseset e para, që të dy duhet të përballen me zgjedhje që do të vënë në diskutim marrëdhënien e tyre.

Filmi ka  arkëtuar deri tani 64 milionë dollarë kundrejt një buxheti prej 30 milionë dollarësh. Kritika nuk e ka lënë këtë filmi pa e vendosur në qendër të vëmendjes duke e zgjedhur si një ndër 10 filmat më të mirë të vitit 2016. Filmi ka fituar Critics’ Choice Movie Award  në kategorinë e filmit më të mirë, ndërsa është nominuar për Golden Globe në kategorinë e Filmit më të mirë, Regjisorit më të mirë, Aktorit për mirë për Ryan Gosling, Aktores më të mirë për Emma Stone, Skenarin më të mirë, Muzikën origjinale më të mirë dhe Këngën origjinale më të mirë.

Ndër  të gjitha kritikat  regjisorin dhe skenaristi ka marrë pjesën më të madhe të lëvdatave, të cilat janë të shumta edhe për performancat e dy aktorëve kryesore Emma Stone dhe Ryan Gosling . Dyshja e aktorëve është cilësuar e përsosur, ndërsa filmi është vlerësuar si romanca më e mirë e vitit që sapo u mbyll. Pra gjithcka flet pozitivisht për një film që ka fituar zemrën e cdo spektatori të thjeshtë apo kritiku që e ka pare.

Mbrëmë është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve “Golden Globe”, me fituesin kryesor “La La Land” që theu rekordin ashtu siç ishte parashikuar.

Muzikali “La La Land” fitoi çdo çmim për të cilin ishte nominuar, raporton BBC-ja. Ai mori shtatë çmime, që është rekord për “Golden Globe”

Ai ishte i nominuar për mjuzikëllin ose komedinë më të mirë, regjinë, skenarin, muzikën origjinale dhe këngën më të mirë.

ÇMIMET E TJERA GOLDEN GLOBE

“Golden Globe” shihet si pararendëse e “Oscars”.

“Moonlight” fitoi çmimin për dramën më të mirë, përderisa Casey Affleck dhe Isabelle Huppert fituan çmimet e tjera për aktrim.

Affleck u emërua aktori më i mirë në një dramë film për rolin e tij në “Manchester By The Sea” dhe ylli francez Huppert është fituesja surprizë e çmimit për aktoren më të mirë të filmit dramatik.

Viola Davis fitoi çmimin për aktoren më të mirë në rolin dytësor për rolin e luajtur të një gruaje në vitet e 1950-ta në Pittsburgh të filmit “Fences”, rol që e kishte luajtur në Broadway gjashtë vite më parë.

Kurse aktori më i mirë në rolin dytësor u zgjodh Aaron Taylor-Johnson për rolin e tij në filmin “Nocturnal Animals”.

“Zootopia” mori çmimin për animacionin më të mirë. Claire Foy ka fituar çmimin për aktoren më të mirë në seritë televizive për portretizimin e mbretëreshës “Elizabeth II” në serinë e Netflixit “The Crown”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *