Rita kërkon falje që nuk erdhi në Shqipëri
Këngëtari i famshëm amerikan Chris Brown sonte do të performojë në Durrës dhe ishte planifikuar që të vijë edhe Rita Ora, por këngëtarja shqiptare ka kërkuar falje që nuk mund të realizohet ky plan.
Rita muaj më parë kishte realizuar bashkëpunim me Brown për këngën “Body On Me” dhe në Shqipëri do të vinte për përkrahje të këngëtarit amerikan.
“Shqipëri, e pikëlluar që nuk mund të vijë! Do të doja të isha sonte me ju për përkrahje të Chris Brown”, ka shkruar Rita në Instagram derisa ka publikuar edhe një foto.