Rita Ora në “The Mirror”: Albumi i ri me tinguj shqiptarë, do të dëgjoni për kulturën time”

Këngëtarja e njohur britanike Rita Ora do të përdorë intrumente muzikore shqiptare në albumin e saj të ri. Ajo ka folur për instrumente të veçanta muzikore të popullit shqiptar, të cilat sipas saj përfaqësojnë kombësinë prej nga ka edhe rrënjët këngëtarja Rita Ora. Në një deklaratë për “The mirror” Ora është shprehur se kërkon të bashkojë tingujt e këtyre veglave muzikore në albumin e saj më të ri, duke bërë të mundur që të sjellë Kosovën nëpër botë.
The Mirror shkruan se “Rita Ora po planifikon të regjistrojë albumin e ri me tinguj nga Kosova ku ka origjinën”. Mandej, “The mirror” citon Orën: “Ka instrumente të veçanta që përfaqësojnë kombësinë time, vendin prej nga vij. Do t’i bashkoj ato së bashku për të një album që të jetë sa më shumë ‘unë’ që të jetë e mundur.
Mendoj se është e rëndësishme të jesh vetvetja. Kam qenë me fat që jam rritur në një qytet ku kam qenë e bekuar me shumë gjëra. Mezi ç’pres të rri në Londër, por kam edhe tinguj etnikë, muzikë dhe shpirt. Jam nga Europa lindore dhe ju do të dëgjoni më shumë për kulturën time për të cilën jam shumë e emocionuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *