Ikona e Virgjëreshës Mari, e cila për herë të parë filloi të qajë më 9 prill, 2016, e ka përsëritur procesin, por këtë herë me intensitet të shtuar, shkruan TetovaSot.
Sipas portalit maqedonas Religija, besimtarët në kishën në Trubarevë, të cilët ishin në lutjet e mëngjesit kishin mbetur të shokuar nga pamja tek ikona, sipas të cilëve ata thonë se ajo ka qarë, por këtë herë me intensitet më të madh.
Për ngjarjen është njoftuar Dioqeza e Shkupit, dhe besimtarë nga mëngjesi kanë ardhur që të përkulen dhe të luten para ikonës.
Por nga dioqeza e Shkupit nuk kanë komente deri tani për këtë ngjarje.