Me anë të fotografisë, artistët sjellin realitetin spanjoll në Venecia, duke u marrë me dizajnin e disa ndërtesave, me të kaluarën dhe të tashmen e tyre.
Me t’u hapur edicioni i radhës i Bienales së Arkitekturës në Venecia të Italisë, juria ka dhënë çmimet për më të mirët.
Luani i Artë për Pavijonin më të mirë i ka shkuar shtetit spanjoll për projektin “Unfinished”. “Unfinished” tregon mbi krizën ekonomike në Spanjë, dhe ndërtimin masiv të ndërtesave të cilat më pas janë braktisur ose është zbuluar se nuk janë ndërtuar sipas standardeve ndërtimore. Me anë të fotografisë, këtë realitet e sjellin artistët në Venecia, duke u marrë me dizajnin e këtyre ndërtesave, me të kaluarën dhe të tashmen e tyre. Kuratorët e këtij Pavijoni janë Iñaqui Carnicero & Carlos Quintáns.
Luani i Argjendtë për pjesëmarrësin më të mirë ka shkuar për Gabinete de Arquitecture – një grup punues nga Paraguaji.
Në hapjen e Bienales së 15-të, e cila do të qëndrojë e hapur deri në muajin nëntor, me shpërblime kanë dalë edhe Pavijonet nga Japonia dhe Peruja.
Italia po ashtu ka marrë mirënjohje.Kultplus