PARA VDEKJES/ Fidel Kastro: Së shpejti do të jem si të gjithë të tjerët

Është ndarë nga jeta në moshën 90 vjeçare ish-presidenti i Kubës, i njohur edhe si lideri i revolucionit komunist Fidel Kastro.
Fidel Kastro është lideri që qëndroi në pushtet për gati gjysmë shekulli duke vendosur në vend sistemin një partiak.

Lajmi për vdekjen e tij konfirmohet nga televizioni shtetëror kubanez, por nuk jepen më tepër detaje.
Mbështetësit e vlerësojnë për kontributin e tij, por kundërshtarët e akuzojnë se ka shtypur brutalisht opozitën.

“Së shpejti do të jem si të gjithë të tjerët. Të gjithëve u vjen radha. Ndoshta kjo është hera e fundit që flas në këtë sallë”- është shprehur Kastro në kongresin e fundit të Partisë Komuniste prillin e kaluar. Ai shtoi se idetë e komunistëve kubanezë mbeten ende në fuqi.

Fidel Kastro mori pushtetin përmes revolucionit të vitit 1959 dhe e drejtoi Kubën deri në vitin 2006, kohë në të cilën u sëmur.

Më vitin 1960, SHBA ndërpreu marrëdhëniet me Kubën, ndërsa Kastro shkatërroi të gjitha plantacionet e marihuanës. Reforma Agrare ishte nisma e parë e marrë nga Kastro. Hapi i dytë i ndërmarrë më 1961 ishte lufta kundër analfabetizmit.

Me 31 korrik 2006 u njoftua se Fidel Castro iu nënshtrua një operacioni në bark, ndërsa në vitin 2008 pushteti i kaloi përkohësisht vëllait të tij, Raul Kastros.(Bw)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *