Një thirrje e dëshpëruar, Diana Ziu: Kush shqetësohet për artin që ngelet për nesër?

Nga Diana Ziu
U bënë disa ditë që ngrysem mbi partitura. Po shkruaj muzikë por tingujt që më vijnë nuk janë ato që dëgjoj, tingujt që dēgjoj janë një pëshjellim i ndjesive të bëra pis nga e përditshmja qe jetojmë.

Ne krijuesve na është cënuar misioni yne, na është mohuar vertetesia e rolit që kemi ne shoqëri. Jemi një gjenerate e tere krijuesish qe endemi me artin tone e askush nuk preokupohet se çfare do te ngelet per neser. Çfare do kete ky komb si krijmtari kombetare per brezat qe vijne.

Ne krijojmë për vete, pa asnjë mbeshtetje nga shteti, arti i kultivuar dhe kultura në këtë vend drejtohen nga njerēz qe nuk ja kene idene as te përkufizimit se fjalës kulturë.

Por, mendoj qe fajin e kemi vete ne artistet qe “fatin” tone, dhe si rrjedhoje te vlerave kombetare, ja kemi lene atyre qe merren me politike dhe krrekosemi se politika nuk na intereson…

Ndaj në këto momente me vijnë në mendje disa rrjeshta te Brecht-it

|Bertolt Brecht|

Analfabeti më i keq është analfabeti politik. Ai nuk dëgjon, nuk flet, nuk do t’ia dijë për ngjarjet politike.

Ai nuk e di se kostoja e jetës, çmimi i fasuleve, i peshkut, i miellit, i qirasë, i këpucëve e i ilaçeve varen nga vendimet politike.

Analfabeti politik është kaq gomar sa krekoset dhe e fryn gjoksin duke thënë se e urren politikën.

Nuk e di hajvani se nga injoranca e tij politike lind prostituta, fëmija i lënë rrugëve, grabitësi me thyerje, lind më i keqi i të gjithë banditëve, që është politikani mashtrues, mafiozi i korruptuar, lakeu i sipërmarrjeve kombëtare e, shumëkombëshe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *