Një libër për çantën e verës

Te çanta e verës, edhe “Korrigjimet”

Nga Flutura Açka
Ftesë për një libër të bukur vere, që në fund të pushimeve, ke dëshirë ta ruash në bibliotekën tënde, jo ta hedhësh nëpër rërë apo ta lësh në komodina hotelesh. Ai i duhet edhe fëmijës tënd nesër për ta lexuar, që ta kuptojë edhe më mirë prindin e tij. Jeta e një familjeje, mu si e jona, por jo e jona. Fëmijë me brengën dhe që s’dinë si te sillen me prindin që po u plaket para syve; prindi që nuk e kap dot lirinë e vajzës që është rritur prej kohësh; djali që festat familjare e bezdisin. Një jetë e tërë e përmbledhur në rrëfimin mjeshtëror të yllit të letërsisë amerikane sot, një storyteller i lindur, Jonathan Franzen. Lexojeni dhe largohuni disa ditë në një jetë paralele, si juaja, por me një ndryshim: përveç se nuk përgjigjeni për të, edhe do të mahniteni.

Dhe një sekret: Nëse prej dy-tre vitesh po dëgjoni cicërima zogjsh, edhe pse jetoni mes betonit, kjo falë këtij autori të madh. Në qershor 2013, pas një vizite me këtë qëllim në Shqipëri, ai botoi një shkrim në National Geographic në mbrojtje të zogjve dhe natyrës shqiptare. Për fat, një njeri në këtë Shqipëri – Zoti e ndihtë! – kishte sy e veshë, dhe mendje, ta kuptonte mesazhin e Jonathan Franzenit. Dhe Moratoriumi i Gjuetisë, i cili nga qeveria u zgjat nga dy në pesë vjet, është një nga aktet më të ladërueshme; në këtë vend të bekuar nga natyra, Moratoriumi i Gjuetisë duhet të jetë i përjetshëm, dhe historira me të drejta për të vrarë natyrën, nga Gjahtarë-Gjakatarë, duhen shpërfillur kombëtarisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *