Në rrezik partiturat e kompozitorit Tish Daija

I biri i kompozitorit Tish Daija, Agustuni ka dhënë alarmin dje për veprat e të atit. Sipas tij, partiturat rrezikojnë të zhduken nëse nuk dixhitalizohen.
Ai ka bërë me dije se një pjesë e partiturave dhe krijimtarisë së tij janë dorëzuar në Arkivin Qendror të Shtetit ndërsa pjesa tjetër e dorëshkrimeve ruhen ende nga familjarët.
Deklaratat u bënë me rastin e 90-vjetorit të lindjes së akademikut dhe kompozitorit Tish Daija (1926-2003), Akademia e Shkencave organizoni në sallën “Aleks Buda” në Akademinë e Shkencave, një aktivitet të titulluar Tribunë Muzikologjike kushtuar jetës dhe veprimtarisë së kompozitorit Tish Daija.
Me këtë rast u mbajt një koncert me muzikë dhome me vepra të kompozitorit Tish Daija (Dirigjent Eno Koço, Drejtues artistik: Lorenc Radovani) dhe u çel një ekspozitë fotografike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *