Në Hollandë, trenat bëhen biblioteka

Rafte librash, tavolina dhe llamba leximi: një vagon për bibliofilët e vërtetë!

Në trenat holandezë mbërrin vagoni-bibliotekë. Është një vend ku disa rafte- në vend të kutive për kapele- mbajnë qindra libra, shkruan Italianradio.eu që tregon sesi një kompani holandeze hekurudhore, ka vendosur të sjellë një përvojë të re dhe revolucionare udhëtimi për klientët e saj, shkruan Pasqyre.al.

Biblioteka është e vendosur në pjesën kryesore të disa trenave ndërqytetas që udhëtojnë në të gjithë vendin, me disa dhoma të projektuara posaçërisht për të shijuar leximin e një libri të mirë, ndërsa udhëton me tren.

Përveç librave, i gjithë vagoni është ndërtuar si një bibliotekë e vërtetë lëvizëse: tapete në dysheme, llamba leximi, tavolina për të vënë vëllimet e huazuara, etj. Çdo tavolinë ka një libër të rekomanduar nga personeli hekurudhor, por natyrisht, udhëtarët janë të lirë të zgjedhin një tjetër lexim gjatë udhëtimit.

Udhëtarët janë të ftuar të lënë një libër të tyrin në tren, si dhuratë për bibliotekën e trenit, si dhe për të rritur numrin e botimeve ashtu edhe për të kënaqur sa më shumë shije të lexuesve udhëtarë.

“Me vagonin bibliotekë” shpjegojnë linjat hekurudhore holandeze, “ne duam të ofrojmë përvojën më të mirë të udhëtimit duke praktikuar ato që në besojmë: treni është vendi më i mirë për të lexuar”.Pasqyre.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *