“Muskujt e kujtesës” e kujtimet e fëmijërisë në Kosovën e Jakup Ferrit

“Muscle Memory” i Jakup Ferrit përcjell rininë e fëmijërinë e tij nga Kosova. Ferri ka kohë që jeton mes Kosovës dhe një largësie që nuk është veç një shtet. Fustane, disa të shkurtra e disa të gjata, punë dore, kafshë brenda tyre në forma të ndryshme, paraqesin një politikë të cilën vetë Ferri thotë se e pëlqen shumë janë ekspozuar në Amsterdam. Sipas kultplus, ekspozita tregon punën e artistit në një botë ku melankolia dhe optimizmi bashkëjetojnë në simbiozë dhe ku lidhen mirë një botë surrealiste bashkë me thjeshtësinë në anën tjetër.
Kosova e izoluar nuk ka ngelur pa u përfaqësuar. Ai është përqendruar së fundmi në vizatime në mur (wallpaintings), gjithashtu në formën e mozaikëve me letra, në formën e tepihëve, mbulesave, ndoshta jo për qëllime të tilla.
Jakup Ferri, vec ekspozitës së prillit tani është edhe pjesë e Amsterdam Art Fair – Panairit të Madh Prestigjioz të Artit në qytetin e bukur holandez. Ferri është një prej artistëve që në këtë panair i prezanton Galeria Andriesse-eyck, krahas gjashtë artistëve të tjerë.

Edhe kësaj radhe merret me personalen, dhe këtë e ka shkrirë në formë batanije e mbulese, punën që po prezantohet në këtë Panair aktualisht, në Museumplein. 45 Galeri nga Amsterdami dhe 15-të të tjera nga tërë bota janë pjesë e këtij panairi.
20160528153904137600

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *