Mehdi Malka shpallet aktori më i mirë në “MonoAKT”

Festivali Ndërkombëtar i Monodramës “MonoAKT” 2016 ka realizuar edicionin e tetë në qytetin e Pejës në Kosovë. Në këtë festival ishte pjesëmarrës dhe aktori i mirënjohur i Teatrit Kombëtar, Mehdi Malka. Ai u vlerësua me çmimin aktori më i mirë i festivalit me monodramën “Marr guximin” me autor Vangjel Kozma. Ky aktivitet kulturor u organizua nga drejtori i këtij festivali, Z. Mentor Zymberaj në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Kosovës dhe me Kuvendin Komunal në Pejë. Në këtë aktivitet morën pjesë 5 shtete të ndryshme si Kosova, Bullgaria, Sllovakia, Rumania dhe Shqipëria. Juria e këtij festivali përbëhej nga Nina Mazur nga Ukraina, Ursula Wendenberg nga Zvicra dhe Reshat Sahitaj nga Kosova.Festivali Ndërkombëtar i Monodramës zgjati 5 ditë dhe gjatë këtij festivali u vizituan disa vende me rëndësi historike dhe kulturore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *