“Kur përkthenim e luanim Hamletin e Shekspirit në Institutin e lartë të Arteve”

 
Për Besa Myftiun. Në kujtim të viteve në ILA. Të asaj të qeshure e gazi pafund kur interpretonim Hamletin e përkthyer nga unë. Jam partizan i përkthimit të një vepre letrare nga përkthyes të ndryshëm. Sidomos kur bëhet fjalë për kryevepra të letërsisë.

Ylli Demneri*
Për Besa Myftiun. Në kujtim të viteve në ILA. Të asaj të qeshure e gazi pafund kur interpretonim Hamletin e përkthyer nga unë.
Jam partizan i përkthimit të një vepre letrare nga përkthyes të ndryshëm. Sidomos kur bëhet fjalë për kryevepra të letërsisë. Ndaj mora guximin të përkthej “Hamletin” e Shekspirit që deri tani ka qenë i përkthyer vetëm nga Fan Noli. Dhe ashtu siç këshillon edhe vetë Noli kur jep disa këshilla për përkthyesit e rinj: e fillova me skenën që më pëlqente më shumë, atë të mbretëreshës me Hamletin.
S’ka gjë më të mirë së të vesh përballë njëri-tjetrit përkthimet e ndryshme të të njejtit tekst. Ashtu vihen re më mirë ndryshimet. Siç do ta vini re edhe vete, në përkthimin tim ndjehet më shumë ana dramatike e skenës.
1- PERKTHIMI I NOLIT
Një odë tjetër në kështiellë. (Hyjnë mbretëresha dhe Poloni.)
Hamleti: (Që përmbreda.) O nën’, o nën, o nënë! Ç’më deshe nënë?
Mbretëresha: E ke lënduar fort tët atë, Hamlet.
Hamleti: E ke lënduar fort tim atë, nënë.
Mbretëresha: Eja, eja, mos m’u përgjegj me tallje.
Hamleti: Hajde, hajde, mos me pyet me shpojtje.
Mbretëresha: Ç’do të më thuash, Hamlet !
Hamleti: Ti, thuamë ç’më deshe?
Mbretëresha: Harron përpara kujt ndodhesh ?
Hamleti: Për Krishtin, jo e jo. Je Mbretëresha, e shoqja e të vëllait të burrit tënd, edhe – për fat të zi – je nëna ime.
Mbretëresha: Të çoj pra ku të dinë të të flasin.
Hamleti: Mos luaj vendit; hajde ulu poshtë, s’të lë pa vënë një pasqyrë syve ku të shikosh të zit’e zëmrës sate.
Mbretëresha: Ç’mendon të bësh ? Mos të më vrasësh? Ndihmë! Ndihmë ! Oh!
……………….
2- PERKTHIMI IM
Hyjnë mretnesha ene Poloni.
Hamleti, vesh me brekushe, xhamadon të kuq, qeleshe e me karafil n’vesh, rri mrena n’odë, ul n’çilte.
Hamleti: (Pa lujtë venit) o Ije! Ije, mi ! Ijeee! Çere deshe me m’thonë?
Mretnesha: E ke idhnu fort babën, Hamleto.
Hamleti: I ke shti zeherr Tatës tim, Ije.
Mretnesha: Ec aty, e mos m’kthe mu xhevap me t’tallme.
Hamleti: Hajde, hajde, mos m’pyt ashtu me kunja.
Mretnesha: E ku do me dalë ti o Hamlet aga?
Hamleti: Ti, ç’deshe me m’thonë?
Mretnesha: Harrove para kujt je?
Hamleti: Për at Zot, jo. Je mretnesha, gruja e vllait t’burrit tat, ene je nona ime, qi mos qofsh jarebi!
Mretnesha: Të çova atje ku ta bojnë kurrizin mo t’butë se barkun.
Hamleti: Mos luj venit, se vallahi bilahi, nuk t’lej me ik pa t’vu i pasqyrë ke sytë qi t’shofësh ziftin e zemrës tate.
Mretnesha: Qyqja! Qyqja! Ky dashka me m’vra! Ah, mër Hamlet, ty të shkoftë barku prru jarebi!
(*Shkrimtar)

received_10154692565817044

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *